Shkruan Zef Ndreka
A nuk do të ishte më mirë që për investimet strategjike në Zvërnec dhe në Sazan të zhvillohej një referendum popullor?
Një vendimmarrje e drejtpërdrejtë nga qytetarët do ti jepte më shumë legjitimitet çdo projekti, do të rriste transparencën dhe do të ndihmonte në largimin e dyshimeve, hamendësimeve dhe debatit të vazhdueshëm që po i shoqëron këto investime.
Në çdo rast, kur bëhet fjalë për pasuri me rëndësi kombëtare dhe vendime me ndikim afatgjatë, zëri i qytetarëve meriton të dëgjohet edhe pse shpesh ndodh të manipulohen lëvizje apo protesta nga qarqe antishqiptare.
Mbase një referendum qoftë edhe vetëm për këto, do të ishte mënyra më e qartë për të ndarë “shapin nga sheqeri” dhe për ti dhënë fund shumë pikëpyetjeve që vazhdojnë të ngrihen rreth këtyre projekteve.
Në praktikë, një veprim i tillë do të ishte plotësisht i mundur sepse e pranon kushtetuta dhe legjislacioni shqiptar mbi referendumet. Atëherë, natyra juridike e tij, por edhe ajo politike e vendimeve përkatëse të popullit do të vuloste gjithçka…



