E njoh Dritan Goxhaj prej 48 vitesh ( që prej vitit 1978, vitit të lindjes sime). Një gjë nuk mund t’ia mohojë askush: atdhedashurinë, përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe kontributin e tij dhe familjes së tij, në radhët e UÇK-së. Këto janë fakte që nuk zhbëhen nga bindjet politike të askujt.
Pikëpamjet politike janë personale. Në demokraci mund të mos jesh dakord me dikë, por nuk mund të mohosh kontributin e tij dhe as të shmangësh debatin mbi çështjet që ai ngre.
Për këtë arsye, sulmi i Edi Ramës ndaj Dritan Goxhaj është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga thelbi i protestës dhe kërkesat e saj. Sot duhet t’u jepet zë kërkesave të protestës dhe jo luftës kundër individit.
Debati duhet të përqendrohet te çështjet e ngritura:
– Dorëheqja e Edi Ramës;
– Krijimi i një qeverie teknike;
– Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme;
– Ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore;
– Mbrojtja e interesit publik dhe pasurive kombëtare.
Mund të jesh dakord ose kundër këtyre kërkesave. Por në një shoqëri demokratike ato kundërshtohen me argumente, jo me sulme personale ndaj atyre që i artikulojnë.
– Kur sulmohet personi dhe jo argumenti, lind dyshimi se mungojnë përgjigjet për vetë problemin…
P.S. Dritani është arrestuar dy herë: në vitin 2001 nga qeveria Nano dhe 2023 nga qeveria Rama. Të dy herët është arrestuar sepse ka folë e ka kundërshtuar hapur bashkëpunimin e të dy qeverive shqiptare me qeveritë serbe…



