Përkujtojmë sot 35 vjetorin e vrasjes gjatë protestës së 2 prillit 1991 të 4 dëshmorëve të demokracisë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku!

0

Shkruan Eliona Kodra Shkreli

4 të rinj që kishin ideale, që donin të shihnin Shqipërinë si gjithë Europa, të ç’liruar nga zinxhirët e diktaturës! Ata kërkonin të drejtën që çdo shkodran e shqiptar të jetonte i lirë në vëndin e vet, pa patur frikën e persekutimit, pushkatimit apo torturimit nga regjimi I asaj kohë!
Sot, çdo shkodran shqiptar përulet me respekt ndaj këtyre 4 të rinjve të cilët nuk morën parasysh asnjë pasojë që do t’i vinte si shkak i kryengritjes së Tyre kundër atij regjimi, ndër më të egrit që bota ka përjetuar ndonjëherë!
4 të rinj që humbën jetën për lirinë e gjithë shqiptarëve dhe realizimin e idealit të Tyre, Shqipërinë e lirë!
Lavdi dëshmorëve të demokracisë, lavdi këtyre të rinjve të cilët do mbeten të paharruar në historinë e zhvillimeve të mëdha historike e demokratike të Shqipërisë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu