Skandal seksual në kupolën e drejtësisë së re/ Prokurori i KLP-së i çon nga zyra foto të organit gjenital një femre: Dua edhe lodra sek*i

0

Shoqata Media dhe Drejtësi, në bashkëpunim me emisionin Stop, kanë dokumentuar dhe do të ekspozojnë një skandal seksual në kupolën e drejtësisë së re, me protagonist një prokuror, i cili është njëkohësish edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i njohur si qeveria e prokurorëve. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një material investigativ ku pretendohet se janë dokumentuar rrethana me përmbajtje të rëndë etike nga brenda institucionit të KLP.
Burime të sigurta bëjnë me dije se materiali i mbledhur përfshin elemente që ngrenë dyshime të forta mbi sjellje të papajtueshme me funksionin e lartë publik dhe me standardet që duhet të mishërojë një institucion i tillë siç është KLP-ja.

Më konkretisht, një qytetare e dhunuar nga bashkëshorti ka kërkuar drejtësi nga prokurori në fjalë, anëtar i KLP-së. Në vend të drejtësisë, anëtari i KLP-së i ka dërguar qytetares në WhatsApp organin e tij genital, duke e ftuar në një raport seksual. Teksa zonja këmbëngul në ndëshkimin e bashkëshortit dhunues, ‘Safeti’ i KLP-së vijon t’i dërgojë qytetares së dhunuar foto të tij provokuese, madje nga zyrat e KLP-së, herë fytyrën e tij dhe herë organet genitale, shoqëruar me mburrje për performancë të lartë seksuale.

Në një kohë kur qytetarja kërkon ndëshkimin penal të bashkëshortit dhunues dhe rrezikun për përshkallëzimin e dhunës, prokurori rreh gjoksin si hamshor, madje mburret para saj edhe për flirte me anëtare të tjera të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Skandali që pritet të trondisë drejtësinë e re është dokumentuar, përfshirë edhe ekspertimin e telefonit të zonjës. Dosja është referuar në SPAK. Ols Dado mësohet se ishte prokurori i gatshëm në momentin e referimit të kallëzimit për ‘Safetin’ e KLP-së.

Çështja, sipas të njëjtave burime, nuk paraqitet thjesht si një episod privat, por si një problem me potencial të qartë për pasoja etike, disiplinore dhe institucionale, veçanërisht nëse provohet se sjellje të caktuara kanë cenuar ose kanë kompromentuar figurën, pavarësinë dhe seriozitetin e organit në fjalë.

Publikimi i këtij investigimi pritet të vendosë nën presion jo vetëm personat që mund të përmenden në material, por edhe vetë institucionet përgjegjëse për garantimin e pastërtisë së figurës, etikës në ushtrimin e funksionit dhe llogaridhënies në nivelet më të larta të drejtësisë të cilat i kanë kthyer këto zyra në motele.

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë vijon të kërkojë besim, transparencë dhe standarde të forta integriteti, çdo pretendim i kësaj natyre ka peshë të jashtëzakonshme dhe kërkon verifikim të menjëhershëm, serioz dhe të paanshëm.

Në dijeni të kësaj situate kanë qenë edhe anëtarë të këtij institucioni, disa prej të cilëve, rezultojnë të kenë pasur jo thjesht dijeni, por edhe përfshirje të drejtpërdrejtë në sjellje të papërshtatshme erotike dhe kompromentuese për funksionin publik që ushtrojnë. Pra nuk do të bëhej fjalë vetëm për heshtje apo tolerim institucional, por për një degradim të rëndë moral e funksional të vetë institucionit, ku individë të ngarkuar me përgjegjësi publike jo vetëm nuk kanë reaguar për të ndalur këto akte, por me sjelljen e tyre kanë cenuar seriozisht integritetin, seriozitetin dhe besimin që qytetarët duhet të kenë te ky institucion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu