Kur opozita dështon të sillet si opozitë!

0

Shkruan Zef Ndreka

Loja politike dhe roli i PD-së në përzgjedhjen e Avokatit të Popullit në parlamentin shqiptarë, ishte vëndimtare, pavarësisht se formalisht u zgjodh me votat e deputetëve të PS-së.
Zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit me votat e mazhorancës dhe me një rol aktiv apo tolerues të vetë PD-së, u kthye në një moment politik që riekspozoi krizën e thellë të opozitës shqiptare edhe pse u shfaq si proçedurë institucionale.
Kjo ishte një lojë politike në të cilën mazhoranca e përdori këtë zgjedhje për të dhënë imazhin e konsensusit dhe mirë bëri për shumë arësye. Edhe pse në thelb ruajti më tej kontrollin mbi një institucion që teorikisht duhet të jetë gardian i qytetarit përballë shtetit. Zgjedhja e Shabanit erdhi si figurë e re dhe civile, por pa një proces real transparence dhe pa një marrëveshje të hapur mbi standardet që do të garantonin pavarësinë e tij.
Roli i PD-së dhe qëndrimi i saj ndërmjet votimit, abstenimit apo mungesës së një kundërshtimi serioz, thelloi më tej konfuzionin që u krijua. Ndërkohë që PD-ja do të mund ta përdorte momentin për të ndërtuar një kauzë të qartë opozitare ne procedurë, me parime, me pavarësi institucioni, ajo dha përshtypjen e një opozite që ose negocion në heshtje, ose nuk është më në gjendje të prodhojë qëndrim të unifikuar.
Kjo është arsyeja pse zgjedhja trazoi opozitën jo për shkak të emrit, por për shkak të pasqyrës që u vendosi përballë. Dhe deputetët apolitikë e servilë të saj bashkë me Berishën dalin e kërkojnë të falur publike pëer gabimin e bërë, sa për sy e faqe.
Zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i popullit kishte edhe një mesazh politik të qartë, që tregoi se PD sot vuan jo vetëm mungesë lidershipi funksional, por edhe mungesë strategjie.
PD-ja nuk e di nëse duhet të jetë opozitë refuzuese, opozitë bashkëpunuese apo thjesht pjesë e një ekuilibri formal parlamentar. Përderisa opozita nuk e sqaron këtë rol, çdo akt institucional kthehet në krizë të brendshme për të.
Gjithsesi, kjo sjellje e opozitës dhe mazhorancës në rastin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit nuk e forcoi aspak këtë institucion kushtetues. Por akoma më keq, dobësoi më tej besimin tek opozita. PD humbi një radt që e kishte në dorë për të treguar se së pari mbron parimet dhe jo pazaret, mbron standardet dhe jo emrat.
Kështu pra, kur opozita dështon të sillet siç i ka hije opozitës, pushteti nuk ka më asnjë arsye të ketë frikë nga askush.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu