A do të ketë zgjedhje të reja në Tiranë?!

0

Shkruan Zef Ndreka

Kjo ishte pyetja thelbësore dje në të gjitha mjediset.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, situata në Tiranë është e ndërlikuar juridikisht dhe politikisht.
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt, duke e shpallur të pavlefshëm atë nga ana ligjore.
Çfarë do të thotë kjo?
Shumë e thjeshtë.
Kjo do të thotë se vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, nuk prodhon më asnjë efekt juridik dhe juridikisht dhe sipas ati vendimi Veliaj rikthehet automatikisht në detyrë ose, nëse nuk ishte hequr praktikisht, thjesht mbetet aty.
Pikërisht nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, Këshilli Bashkiak nuk mund të përsërisë menjëherë të njëjtin vendim me të njëjtin motiv, sepse kjo do të përbënte shkelje të parimit “gjë e gjykuar”.
A mund ta shkarkojë Erjon Veliajn përsëri Këshilli Bashkiak?
Edhe mundet, por vetëm në rast se dalin arsye të reja ligjore, që nuk janë shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, psh nqs ndodh ndonjë shkelje e re e rëndë ligjore nga kryetari, ose një rast penal i verifikuar, atëherë mund të iniciohet një procedurë e re.
Por, jo për të njëjtin motiv apo dosje që u rrëzua nga gjykata, ndryshe çdo vendim i ri do të jetë nul sërish.
Në këto kushte të ndërlikuara juridikisht dhe politikisht, lind pyetja:
Çfarë ndodh me zgjedhjet në Tiranë?
Përgjigja është shumë e shkurtër:
Nuk ka zgjedhje në Tiranë, sepse nuk ekziston më vakancë.
Zgjedhje të pjesshme bëhen vetëm kur posti i kryetarit mbetet bosh ligjërisht psh kur ka dorëheqje, vdekje, dënim me burgim, ose shkarkim i vlefshëm.
Me vendimin e Kushtetueses, shkarkimi është i pavlefshëm, pra nuk ka arsye juridike për zgjedhje.
Pyetja tjetër që vjen:
A ka pasoja politike ky vendim?
Në terrenin politik, ky vendim është një goditje e fortë për Këshillin Bashkiak por edhe për qeverinë qendrore, sepse Kushtetuesja konfirmoi që procedura ka qenë e nxituar dhe e paligjshme.
Kështu, edhe nqs Këshilli mund të përpiqet ta riformulojë një shkarkim të ri, çdo vendim sërish do të jetë rrezikshmërisht i brishtë juridikisht.
Pra, jemi në një situatë ku Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk mund ta shkarkojë menjëherë përsëri Erion Veliajn për të njëjtin shkak.
Kështu, zgjedhje të reja në Tiranë nuk do të zhvillohen, përderisa vendimi i Kushtetueses e rikthen status quo-në.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu