Raporti OSBE -OHDIR Rëzon Zgjedhjet e datës 11/05/2025

0
Republika e Shqipërisë.
Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA
Deklaratë!
Raporti OSBE -OHDIR Rëzon Zgjedhjet 11/05/2025
1 Partia në Pushtet u soll në zgjedhje si Parti Shtet.
2 – U përdor dhe u trysnua Administrata Publike.
3 – Partia në pushtet, përdori forma korrupsioni me administratën publike, grupe kriminale dhe patronazhistë totalisht në mungesë legjitimiteti.
4 – U arrestuan drejtuesit e opozitës.
Partia Kombëtare Konservatore Albania, nuk i njeh zgjedhjet 11 Maj 2025 sepse partia Shtet ka manipuluar, me Kod Zgjedhor, numurues politik, trysni dhe blerje të votës në burim, aq i madh është manipulimi sa subjekte politike votohen nga 62000 qytetarë, marrin 1 apo 2 mandate pra vidhen nga partia në pushtet 13 mandate për pasojë, shkelet :
Neni 1 paragrafi 3
Kushtëtuta e Republikës së Shqipërisë.
– Qeverisja bazohet në sistem zgjedhjesh të Lira, të barabarta, të përgjithëshme dhe periodike.
A – Zgjedhjet11/05/2025 Nuk ishin të Lira të barabarta si pasojë u rrëmbyen 13 mandate nga partia Shtet.
Ky numur mandatesh sjell disekujlibër pabarazi të votës në prefektura të ndryshme, po ashtu ndodhi, trysni, manipulim me patronazhistë antilligjorë.
B – Zgjedhjet nuk ishin të përgjithëshme, sepse u cënua sovraniteti i votës për shtetasit shqiptarë rezidentë apo emigrantë.
C – Kodi Zgjedhor i njëanëshëm i partisë shtet tjetëroi 13 Mandate përfaqësimi direkte pabarazi vote në teritor.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Përgëzon dhe mbështet Raportin OSBE – OHDIR
Ne kërkojmë me forcë ligj Morali dhe Karakteri për:
Qeveri gjithëpërfshirëse, tranzitore për të realizuar Zgjedhje të Lira, të Barabarta, me standart Euro – Amerikan.
“PKKA”
Sekretariati për Shtet të Drejtë me Votë të Lirë.
Përgatiti:
Av. Klarita Marku.
Tiranë – Shqipëri.
Datë 22/10/2025

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu