Drejtësia fle “Aruba” jo

0

Shkruan Basir Çollaku

Lufta ndaj karteleve të drogës është tashmë në krye të axhendës së administratës Trump. Eshtë një betejë ku USA ka përfshirë ushtrinë, përveç forcave të tjera të agjencive të zbatimit të ligjit. Antinarcos është lufta e re amerikane.
“Aruba samit” ku qeveria shqiptare kishte tre anëtarë kabineti në tryezë me tregtare kokaine është fundi i një fillimi. Nello Trocchio gazetari italian në librin e tij për mafian shqiptare, ka sjellë të dhëna shokuese për tronditjen. Përgjime. Ortakëri. Premtime. Bashkëqeverisje.
Një avion privat ngarkon nga Tirana ministrat për tu takuar me krerë organizatash në ishullin 30 kilometër afër Maduros.
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane
Nancy VanHorn brenda 10 ditëve në takime të shumta me ministrat e rinj dhe drejtues institucioneve të drejtësisë e ka kthyer në refren zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare. Një ditë pas publikimit të serisë “Aruba” ajo u takua me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun.
Ndër të tjera ajo u shpreh sipas se “Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta..”
Punë së bashku! A do ia dalë ministrja antiduhan të sulmojë shefin?!
Po çfarë është Aruba 2019?!
SPAK sapo kishte mbushur 1 vjeç. Qeveria, krijuesja dhe garantuesja e kësaj strukture, teorikisht sigurisht, thërret, bindet, merr pjesë në takim, një grup trafikantësh ndërkombëtarë, objektin kryesor të Strukturës. Krimin e Organizuar. Mafian.
Përse ministrat u ulën në Bordin e Donëve të drogës?!
Çfarë ofruan palët?!
Bamdat nuk e kanë sekret aktivitetin e tyre. Magazina e tyre është para e pafundme e paligjshme, fuqi kriminale për mbështetje përdorje pastrim, akses në ortakëri.
Oferta e qeverisë!!?
A lëvizin ministrat jashtë vendit pa dijeninë e KM duke përcaktuar agjendën dhe takimet konkrete në dobi të qeverisjes programit të saj?!
Jo!
Zyrtarisht Rama duhet të ketë miratuar lejen. Mos prisni nga TIMS pas Balla ka shpartalluar sistemin kur ishte ministër të ketë lënë të dhëna gjëkundi. Hetimi është një zvarritje. Por dihet ku është origjinali. USA e ka kopjen.
Nëse ka qenë leja udhëtar brenda charterit atëherë ndryshon hesapi.
Vijmë te oferta. Sigurisht një bisedë e hamendësuar do të kishte ndodhur afërsisht kështu!!
Mafia: ne kemi paratë. Miliona. Miliarda
Qeveria: Çfarë kërkoni?
Mafia: Pastrim. Formalizim. Investime në Tiranë, në bregdet, tendera publikë, shërbime, koncensione. Kudo të jetë e mundur. Pastaj ridërgojmë hap pas hapi për investime në Evropë dhe USA. Sigurisht me përqindjet e dakortësuara për fitimet.
Qeveria: do të hartojmë një plan…
Mafia: Portin e Durrësit. Vlorës, Shëngjinit, Rinasin, për qarkullime ngarkesash. Polici, prokurori, gjykata kontaktet e duhura.
Qeveria: Gjë që sajohet..
Mafia: Akses në vendime..
Qeveria: Që do të thotë..?!
Mafia: Përqindje njerëzore në pushtet, në Parlament, bashki, drejtësi, polici, administratë. Për këtë angazhohemi fort financiarisht dhe me infrastrukturën tonë nëpër zgjedhje parlamentare e lokale, duke prodhuar mandate edhe për ju. Kemi partnerët e konsoliduar në kokainacity, në Amerikën Latine, Ndranghetta, Sinaloa, Sacra Corona, Cosa Nostra etj..
Qeveria: Ekselent plan. Fjalën e fundit do e thotë shefi. Nuk do të refuzojë dot..
SPAK ka gjashtë në dijeni. A do flasë e hetojë kryesisht së paku me gjashtë vende hetuese të dosjes. Me SHBA, Belgjikë, Holandë, Itali, Spanjë, Gjermani.. Mjaftojnë si fillim..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu