Shkruan Nesti Angoni
Një ditë pas shkarkimit të kryebashkiakut të burgosur Erion Veliaj, drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste u fotografuan të ulur në një kafe, me fytyra aq të ngrysura sa dukej sikur po merrnin pjesë në ceremoninë mortore të Lali Erit.
Burime pranë tryezës thanë se takimi filloi me minutë heshtjeje dhe një rrethim solemn filxhanësh ekspres.
“Iku një epokë,” murmuriti njëri prej tyre, ndërsa përplasi lugen e kafesë me një dhimbje të thellë socialiste.
Sipas dëshmitarëve, shërbyesja e kafenesë i pyeti nëse donin sheqer, por pērgjigja kolektive ishte: “Jo, sot gjithçka është hidhur.”
Analistët politikë po spekulojnë se ky ritual i pazakontë, i ngjashëm me një.”kafe morti”, shënon fundin e erës së velur të Lali Erit, i cili prej shtatë muajsh është “me afat të pacaktuar” në burgun e Durrësit “E vetmja gjë që mungonte ishte fotografia e Veliajt mbi tavolinë me një qiri të bardhë,” u shpreh një qytetar që kaloi rastësisht
Ndërkohë, zërat brenda partisë lënë të kuptohet se në takimin e radhës.mund të porositen edhe byrekë me djathë, në shenjë zie kombëtare.