Sherr masiv në dasmë! Dhëndri dhe dasmorët rrahin brutalisht Shpat Kasapin – Detajet

0

Një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj është kthyer në një sherr të dhunshëm, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij kanë rënë pre e dhunës fizike. Incidenti ndodhi në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë.

Sipas raportimeve, në konflikt është përfshirë edhe dhëndri i dasmës, ku Kasapi ishte i ftuar për të performuar. Sherri dyshohet se ka nisur pas një vonese të këngëtarit për të dalë në skenë, ndërsa burime jozyrtare pretendojnë se ai ka qenë në gjendje të dehur. Situata ka degjeneruar shpejt, ku dhëndri dhe disa të ftuar të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj Kasapit dhe vëllait të tij, duke i goditur brutalisht.

Arrestime dhe hetime në vazhdim
Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të marrë në pyetje dëshmitarët e pranishëm. Ky incident ka ngjallur polemika të shumta në publik, duke vënë në diskutim sjelljen në evente të tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu