240 mijë $ të shpenzuara me kartën e Shatkut, Kryemadhi: Isha në Beverly Hills e Las Vegas me Bebe Rexhën

0

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK ka deklaruar se asaj nuk i intereson më se çfarë mendon dhe thotë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Kryemadhi është shprehur se Presidenti i PL-së informohet vetëm nga një njeri, lidhur me ngjarjet jashtë burgut.

“Informohet vetëm për gjërat që i intereson grupit që rri afër tij”, theksoi ajo, duke shtuar se “nuk më intereson më fare as se çfarë thotë Meta dhe as se çfarë bën e mendon”.

Përsa i përket përdorimit të kartave bankare të kushëririt të saj, biznesmenit Adrian Sharku, Kryemadhi u shpreh se i ka kërkuar bankës në SHBA të dhëna lidhur me shpenzimet e saj gjatë udhëtimeve në Amerikë.

“Kam qenë në Beverly Hills, Santa Monica, Las Vegas, edhe në Los Angeles me kushëririn tim Adrian Shatkun, 3 fëmijët e mi, kushërirën time Bebe Rexha, në 10 vjetorin e vajzës sime, kanë qenë edhe disa mikesha të mia me fëmijët e tyre, nuk kam qenë vetëm unë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu