“Gruaja e artë”, kjo është piktura më e shtrenjtë në botë!

0

Shkruan Zef Ndreka

Është ndoshta vepra me e famshme e Gustav Klimt, piktorit austriak me origjinë hebreje.
Gruaja e pikturuar është Adele Bloch-Bauer, nga një familje hebreje, shumë e pasur dhe e kulturuar, mbrojtëse dhe muza e piktorit.
Në vitin 1939, pas ligjeve racore, e gjithë pasuria e familjes u shpronësua, duke përfshirë veprat e artit që u shpërndanë midis muzeve të ndryshme dhe private.
Të gjithë anëtarët e familjes arritën të mërgonin, duke përfshirë edhe mbesën më të re Maria Altmann, e cila punonte në SHBA, e cila pas përfundimit të luftës kërkoi, me beteja shumë të gjata ligjore për të rimarrë pasuritë familjare.
Luftimet e ndërmarra ishin raskapitëse dhe vetëm në vitin 2006 u njoh rikthimi i pikturave të Klimt, të cilat Austria absolutisht nuk donte t’i dorëzonte.
Por deri më tani, zonja Altmann gati 90 vjeçe, vendosi t’i nxirrte piktura në Christie’s dhe kushtoi më shumë se 350 milion dollar, të cilat i ndau midis trashëgimtarëve të ndryshëm të mbijetuar të familjes Bloch-Bauer.
Pikturat i bleu miliarderi Ronald Lauder me kusht që ato të ekspozoheshin përgjithmonë për publikun.
Piktura “Gruaja e artë ” është shitur 155 milion dollar dhe për disa vite ështe konsideruar piktura më e shtrenjtë në botë .
Piktor : Gestar Klimt
“Portreti i Adela Bloch-Bauer” 1907 .
New York , Galeria e Re .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu