Rinumërimi i votave, Nuri: Treni bullgar është vërtetuar në Elbasan. Gjithë votat e pavlefshme janë për PS-në (VIDEO)
Avokati Franc Nuri tha në një intervistë për gazetaren e MCN Tv, Oliverda Allmuça se fenomeni i trenit bullgar është vërtetuar në qarkun e Elbasanit.
Po ashtu Nuri tha të gjitha votat e pavlefshme të kontstuara gjatë rinumërimit ditën e djeshme për dy ZAZ janë për PS-në.
Vetëm për pak minuta vëzhguesit e PD-së arritën dje të kapnin nga 10-20 fletë votimi, 2 prej tyre të pavlefshme kishin shkuar në favor të PS-së.
Nuk mund të rrimë duarkryq të kontsatojmë pavlefshmërinë dhe të mos reagojmë.
Kemi raste të tjera me fletë pa vulë fare, ose me një vulë.
Nuk kemi merak në aspektin e transparencës. Kam kërkuar nga stafi i KQZ-së që të respektojnë protokollin dhe ligjin. Çdo devijim ata duhet ta mbajnë shënim si shkelje dhe t’ia adresojnë trupës së KAS.
Çfarë janë parregullsi të evidentohen dhe të këqyret si ka qenë procesi.
Për qarkun Elbasan provohet treni bullgar. Nuk ka nevojë për tjetërsim masiv të votës. Edhe sikur një votë të jetë plus apo minus provohet. Sikur një fletë të jetë futur nga jashtë, gjithë vagonët e trenit, mund të jenë të vlefshme në pamje të parë, por janë të blera.
Çdo komisioner që ka qenë prezentë dhe mund të ketë pasur shkelje ligjore do të mbajë përgjegjësi. Jemi këtu të faktojmë farsën elektorale.