Shkruan Zef Ndreka
Alternativë pushteti Berisha me demenca të theksuara?!
Mos o Zot!
Për këtë shfaqje absurde në politikën shqiptare, se është faji apo turpi i politikanëve apo përsonave që tentojnë të bëjnë politikë sidomos në opozitë, kjo ska më asnjë dyshim.
Kanë zgjedhur me një përulësi e durim më shumë se të një servili të rëndomtë t’iu drejtojë apo t’iu prij as më shumë e as më pak një buf, një plak që huazon fjalët, që premtimet i thurë dhe i shpall “madhështore” ashtu si humbjen e radhës së tij, që përpiqet më të gjitha rrugët e mjetët të zbehë të vërtetat e të frenojë përparimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në BE.
Është turpshme për një vend, ku historia kërkon të përsëritet si një jehonë, në një kohë të ngrirë mes dhimbjes, të thënave e stërthënave dhe njëkohësisht të pathënave, për ta përdhosur edhe pluralizmin.
Beteja e turpshme e peshqëve të mëdhenj për të marrë pushtet ka sfiduar hapur klasën e re politike, duke rinxjerrë në skenë po ato fytyra 30 vjeçare që vetëm e kanë damkosur Shqipërinë në betejën e saj për drejtësi e demokraci.
A do jetë e mundur që atdheu ynë nga i cili kemi ardhur si shqiptarë të përcaktojë fatin e tij tek rikthimi?!
Nuk kam si e besoj!
Me politikanë të dështuar në 30 e kusur vite, me kriminelë, me banda, me të korruptuar, të udhëhequr nga non grat-a, Shqipëria jo vendnumëro, por ka vetëm kthim prapa.
11 Maji, shpresoj të jetë dita kur përballja elektorale, do të ndaj shapin nga sheqeri dhe politika sidomos e opozitës do të gjej rrugët dhe mundësitë për tu futur në shinat e duhura demokratike e europianiste, të organizohet, e të marrë pushtetin pa pengmarrësit e saj prej dekadash.
Nusërimi i pretenduar për herë të tretë, tregon realisht çfarë soj “gruaje plakë e dështuar” është “zonja e shtëpisë” e dëbuar disa herë edhe me vota…
Më pas se tre javë kanë mbetur.
Durim e besim për opozitën pas 11-Majit, pa non grat-a, pa Ilir floririn, pa pengmarrës.
Duke besuar se nuk ka mbaruar misioni historik i PD-së, më emergjente mbetët që pas termetit të 11 Majit, ku Berisha do rishpallet humbës madhështorë, të mos demoralizohen salikratët dhe disa foltoristë, se beteja e vertetë fillon me dt 12 Maj.
Vetëm pas kësaj date, do vij rradha…