Gjykata e Posaçme shpalli vendimin në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 3 vite, por i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. (Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg). Po ashtu ai s’ka të drejtë funksionesh publike për 5 vite.
Bledar Karoli, dënohet 3 vite burg ,me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. (Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg).
Taulant Tushe dënohet 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. (Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg).