Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.3 për qind të votave. Kjo parti ka marrë 48 mandate në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95 për qind të votave apo 24 mandate.
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë 18.27 për qind të votave apo 20 mandate.
Koalicioni AAK-Nisma ka dalë në vend të katërt me 7.06 për qind të votave apo tetë mandate.
Në nivel vendi të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 966 mijë e 283 qytetarë apo 46.54 për qind e atyre me të drejtë vote.
Në fjalimin në mbledhjen e KQZ-së, kryetari Kreshnik Radoniç ka thënë se vonimi i shpalljes së rezultateve ka ndodhur për shkak të “zbatimit të ndryshimeve të shumta ligjore” dhe “problemet me prezantimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”.