E shpalli ‘non grata’, Berishës nuk i del inati me Blinken: Është armiku më i madh i brendshëm i amerikanëve

0

Sali Berishës nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non grata.

Në konferencën për gazetarët sot, Berisha tha se armiku më i madh i brendshëm i amerikanëve është Antony Blinken.

“Ishte kryediplomati i Amerikës dhe botës që kishte mbledhur 51 firma për të mashtruar kombin amerikan për djalin e presidentit amerikan. Ky njeri nuk pati integritetin as të jepte dorëheqjen,” – tha Berisha për Blinken.

“Zoti e shpëtoi Amerikën,” – tha kreu demokrat, sipas të cilit Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga qeveria si mbështetës i Soros-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu