Këtë të premte, kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, Erion Veliaj, ka dalë me një tjetër reagim që nuk është asgjë tjetër veçse një sulm ndaj prokurorit që e dërgoi pas hekurave.
Veliaj përdori imazhin e personave të tjerë, për të shfryrë mllefin e tij teksa ndodhet në burg.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, qytetarët e kanë masakruar me komentet e tyre, ndonëse kujdeset që shumicën e tyre t’i fshijë.
Njëri prej tyre i drejtohet, duke i shkruar se do ta vuajë gjakun e Ardit Gjoklajt dhe lotët e nënave, fëmijët e të cilave i la jashtë duke shembur banesat te “5 Maji”.
“Je super hajdut, je veç një plehrë. Të garantoj që do t’i vuash lotët e atyre nënave që ju helmove fëmijët për t’iu prishur shtëpitë.
Do ta vuash gjakun e Ardit Gjoklajt. Po të presin të gjithë ata që janë qelbësira si ti, të presin dhe ca servila. Uroj të mos dalësh kurrë nga ai vend”, thuhet në koment.

Një tjetër komentues i drejtohet:
“Përgjigju akuzave në gjykatë, jo në Facebook. Boll me të sulmuar drejtësinë”.

Këto komente e tregojnë qartë mendimin e qytetarëve për kryebashkiakun Erion Veliaj, sado që të angazhojë vartësit e tij t’i pastrojnë rrjetet sociale nga komentet e vërteta, ato që tregojnë qartë se cili është opinioni i tyre për njeriun që akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, dy vepra penale që tregohen qartë në vendimin rreth 400 faqe të gjykatës./Oranews
