Pak më herët u raportua se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. Ky i fundit vetë ndodhet në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë dyditore.
Ndonëse fizikisht jo këtu, Veliaj duket se me mendje është në Tiranë. Rreth një orë më herët, pas raportimeve për kontrollet e BKH-së në banesën e tij, kryebashkiaku ka ndarë në Facebook, një video të një tigri të Kopshti Zoologjik i Tiranës me mbishkrimin: “MIRËMËNGJES Nga Kopshti Zoologjik i Tiranës.”
Mbetet e paqartë nëse kjo video dhe kjo kafshë e Kopshtit Zoologjik, nënkuptonte një mesazh për kryeministrin Edi Rama apo Prokurorinë e Posaçme. Kjo e fundit, pak kohë më parë ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.