Më lër të vij…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Më lër të vij…
Më lër t’vij atje, në tokën tënde
Më lër të t’strukem, n’gjirin tënd,
Më lër të lutem, më prit që të vij
M’detyruan t’iki, nga ku kam lind.
Të çoroditur jetën, ka mot jetojmë
M’kanë zënë pritë, n’zor rrethuar,
Është lodhë shpirti, dhe i trullosur
N’ty kam shpresën, për t’shpëtuar.
Ç’e kanë mësuar, t çjerrur n’zanat
Veçse me u gri me fjalë t’shfarosur,
Shpresën na sosën, para syve tanë
Këta gjak prishur, me dy sy t’plasur.
Po lë gjithçka dhe vij në gjirin tënd
Kokën mbrapa besdi m’bën t’kthej,
Se m’plas zemra çfarë shoh e lëmē
T’parë e t’mbramë shpirtin u thejmë.
Jo jo, nuk ngihen kurrë këta belaxhi
Zaptu e kanë krejtë, në fund e n’kry,
Ne, na ka mbetë i shkreti shpirti gjallë
Prandaj t’lutem m’lër t’vij e m’mbajë.
Rrugëtoj dhimbshëm n’ty t’mbërrijë
T’a shpëtoj jetën që më kanë coptu,
M’i fasho plagët që mu mi kan dhënë
Deri dhe shpirtin mua m’kanë kafshu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu