Institucionet e Drejtësisë refuzojnë komisionin “Xhafaj”/ Meta: Përpjekje për të mos u diskredituar

0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar faktin që të gjitha institucionet e drejtësisë kanë refuzuar kërkesën e komisionit Xhafaj për të marrë pjesë në mbledhje.

Meta u shpreh se të gjitha këto institucione janë të kapura dhe e gjitha kjo është një përpjekje për të mos u diskredituar më tej si instrumenta të kapur nga regjimi i Ramës.

“Të gjitha këto janë të kapura. Kjo është një përpjekje për të mos diskredituar më tej si instrumenta të kapur nga regjimi i Ramës. Ky është komisioni më absurd që mund të ndodhte dhe mund të krijohej”, tha Meta.

Sa i përket zgjedhjes së Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, Meta u shpreh:

“Në krye të Policisë së Shtetit është Edi Rama”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu