Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës

0

Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është shprehur se është ndarë përfundimisht me ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Bejko tha në Euronews Albania se ndarja erdhi pas disa gabimeve që kishte bërë sipas tij Basha, gjatë kohës së drejtimit të PD-së.

Ai shtoi se aksioni i Bashës duhet të fokusohej kryesisht te mposhtja e Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha e më pas të konkurronte me Ramën, gjë që sipas tij ai nuk e bëri.

“Jam ndarë përfundimisht me Bashën. Unë kam qenë partizan si askush tjetër i Bashës. Më pyesnin pse duhet ta mbështesësh prapë Bashën për kthimin e tij dhe u thoja që deri dje ka qenë në bashkëkryetarsi me Berishën dhe si çdo njeri ka të drejtë të provohet njëherë vetëm, pa Berishën.

Edhe në Kuvendin e 2 shtatorit unë prap me kusht e mbështeta. Ju e keni transmetuar live Kongresin. Tezat ishin të mira. Do të bëhej betejë mbështetur te e vërteta.

Nuk dha prova force kundër Berishës. Pjesa kryesore e aksionit do të bazohej aty. Unë dhe shumë të tjerë atje brenda nuk kemi qenë dakord me strategjinë e ndjekur nga Basha. Kishte një strategji shumë soft”, tha Bejko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu