Arbjan Mazniku ua heq kompetencat ministrive dhe i çon drejt bashkive

0

Ministri Arbjan Mazniku këto ditë po eksperimenton disa prioritete decentralizimi nga pushteti qendror drejt atij lokal.

Ja se çfarë shkruan vetë Mazniku:

“Në bashkitë e Beratit, Divjakës dhe Shkodrës do të pilotohet decentralizimi i disa funksioneve në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë.

Dhënia e më shumë kompetencave për njësitë vendore do të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve në sektorë shumë të ndjeshëm për ta.

Bashkë me koleget e qeverisë, Ministret Anila Denaj, Ogerta Manastirliu dhe Albana Kociu si dhe me kryetarët Ervin Demo, Benet Beci dhe Josif Gorrea diskutuam për procedurat që duhen ndjekur, nevojat e bashkive për mbështetje me kapacitete financiare dhe njerëzore për t’i kryer këto funksione.

Më shumë shërbime për qytetarët, më afër vendbanimit të tyre.“

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu