Unë e ti…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Unë e ti…
Unë në ty guxim, mirësinë, dashurinë dhe lumturinë dua ta shoh në çdo kënd.
Të këlthas, hej guxim, dashni e lumturi pushtoje praninë tonë me praninë tuaj.
Të mundim të keqen, pa luftë, armë në krah të kemi ju.
E kështu të jemi fitues në triumf.
Kjo botë të gëzojë jetën e mirë, jo të amullt, meqë kemi t’tjerë mysafirë.
Që na i dhurojnë ngjyrat e ditëve, të lakmueshme e të dlirë.
E këta paralitikt e jetës bajate ti shkund përmbi nji shpellë që i tretë në hi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu