Një përplasje e ashpër ka ndodhur një ditë më parë në xhamin “Dine Hoxha” në Tiranë.
Besimtarët janë përplasur me myftiun e Tiranës, Lauren Lulin duke e cilësuar pushtues të institucionit dhe terrorist.
Ata kanë ofenduar myftiun edhe kanë tentuar ta përzënë nga xhamia.
Besimtarët i kanë ndërprerë fjalën myftiut dhe më pas ka filluar përplasja me fjalë mes të pranishmëve.
“Nuk je myfti, je pushtues i institucionit ! Je pjesë e organizatës terroriste ! Je gylenist ! Je terrorist ! Nuk te duam ! Nuk te vjen turp që nuk jep dorëheqjen ! Turp ! ”