Shkuruan Kostantin E. Luçi
Nje nder ata persona qe mban emrin e pagezimit, ne nder te Shen Gjon Gojartit eshte dhe nje nga kompozitoret me te medhenj te historise boterore, Volfgang Amadeus Mozart (1756-1791). Volfgang Amadeus Mozart u pagezua nje dite pas lindjes.
Ai u lind ne daten 27 Janar dhe u pagezua, ne daten 28 Janar te vitit 1756, ne katedralen e Shen Rupertit ne Salzburg te Austrise, me emrin: Joannes Chrysostomus Wolfgangus Theophilus Mozart. (Pra, mori si emer pagezimi, emrin e Shen Gjon Gojartit). Kjo e dhene na jepet dhe nga certifikata e pagezimit, ku shkruhet ekzaktesisht: Joannes Chrysost (shkurtimi per fjalen Chrysostomus).
Wolfgangus Theophilus si dhe ne fund te certifikates shkruhet: fil leg (shkurtimi per-Filius Legitimius) djali i ligjshem (pra, djali i ligjshem i Leopoldit, i cili ishte babai i tij). Joannes Chrysostomus-eshte emri i tij i pagezimit, ne shqip, shen Gjon Gojarti. Wolfgang, ishte emri i gjyshit nga mamaja.
Theophilus-mik i Perendise ose i afert me Perendine. Ndersa forma qe jepet shume shpesh dhe qe njihet si: Volfgang Amadeus Moxart, pra fjala Amadeus eshte forma latine e fjales Theophilus.