Nuk kalojnë te vizat e bardha, policia nis gjobat ndaj këmbësorëve

0

Policia rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve që kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për aksidente.

Shërbimet e policisë ndalojnë dhe gjobisin qytetarë të cilët nuk kalojnë rrugën në vijat e bardha, por në pjesë të tjera të saj duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve.

Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve kanë qenë në vlerën e 1 mijë lekëve.

Në vitin 2022 këmbësorët sipas statistikave kanë qenë shkaktarë të 50 për qind të aksidenteve të ndodhura në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu