Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka pranuar kërkesën e kandidatit Lefter Maliqi për të rishqyrtyar mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Me këtë vendim KQZ urdhërohet të rishqyrtojë mandatin e Hajdarit.
Maliqi ka kërkuar qe mandati i Hajdarit të hiqet, jo për shkak të dënimit, por për faktin qe nuk e ka reflektuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin në 1999 për shkak të kalimit të paligjshëm në shtetin grek.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 95/1 të depozituar nga Partia e Lirisë me objekt ” Ankim kundër vendimit të “KQZ” rrëzimin e kërkesës së Koalicioni “Bashkë Fitojme”, për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë , z. Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës. Në lidhje me shqyrtimin e projektvendit “Për shqyrtimin e rezultatit
të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi:
Pranimin e pjesshëm të Kërkesës Ankimore nr. 95/1, shfuqizimin e vendimit nr. 816, datë 14.11.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe kthimin e çështjes për shqyrtim tek Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , duke lënë detyrë që të shqyrtojë faktin nëse KQZ në trajtimin e kërkesës ndodhet në kushtet e nenit 66 të Kodit të Procedurave Administrative.