Tjetër kryebashkiak i Edi Ramës në SPAK

0

Këtë të mërkurë në orën 10:00, kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli do të paraqitet për të dhënë shpjegime para SPAK. Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar së fundmi po kryen hetime për disa tëndera të dyshimtë për pastimin e qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

Suli bashkë me disa zyrtarë të bashkisë dyshohen për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pak kohë më parë, anëtarët e Këshillit Bashkiak, të Partisë së Lirisë në Kamëz bënë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për Rakip Sulin.

Ka qenë avokatja Adriana Kalaja, e cila tha se është dorëzuar në SPAK auditimi i KLSH, ku sipas saj janë konstatuar, shumë shkelje ligjore nga ana e kryebashkiakut socialist.

“Këto vepra penale lidhen me mënyrën si janë investuar shpenzimet e caktuara nga Këshilli Bashkiak i kaluar dhe në lidhje me parashikimet ligjore që i korrespondonte vlerës 3% të strehimit social, ligj i cili është ndryshuar në kundërshtim me Kushtetutën, me një VKM të marrë në 2019, në kohën kur kjo bashki kishte autonomi nga pjesëmarrësit e PS”, u shpreh pak kohë më parë avokatja Adriana Kalaja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu