Shkrimtari serb: BE-ja t’i kërkojë Beogradit të vërtetën, hapjen e dosjeve sekrete

0

Sanksionet e shpallura nga BE-ja ndaj Serbisë për shkak të sulmeve të fundit terroriste në Banjskë në Kosovë nuk do ta bëjnë Serbinë “të zërë mend”, thotë Vuk Drashkoviç, shkrimtar serb, diplomat dhe lider i Lëvizjes Serbe për Rindërtim (LSR).

“Nëse do të ndodhë, do të jetë shumë sipërfaqësore dhe simbolike, qeveria dhe regjimi as që do të shqetësohen,” thotë Drashkoviç në një intervistë për The Geopost.

“Të kërkosh përfundimisht që Serbia të përballet me të vërtetën dhe nuk mund të përballet me të vërtetën pa hapur dosjet sekrete të UDB-së, pa lustruar shërbimet e sigurisë, të cilat nuk e di më nëse janë serbe apo ruse, largimi nga ato shërbime i të gjithë atyre që kanë lidhje me vrasës, me mafiozë, me shërbimin rus mbi të gjitha dhe miratimi i një ligji të ngjashëm me ligjin e miratuar nga Gjermania kur hapi dosjet sekrete të Stasit dhe hapi derën për shërimin e popullit gjerman,” deklaroi shkrimtari serb në intervistë.

Sipas tij, njerëzit në Serbi janë pengje të UDB-së dhe thekson se atje ka shumë njerëz që janë pro luftës dhe se ata janë njerëz në rrjetet sociale, të dehur në rrugë, në sallonet e Akademisë së Shkencave, në mesin e shkrimtarëve, mes komentuesve të gazetave, analistëve, këngëtarëve etj.

Drashkoviç paralajmëron se jemi në një situatë ku ndoshta rrezik edhe më i madh është harrimi i fuqive në perëndim për atë që është vendosur me Rezolutën 1244 dhe planin e Ahtisarit që është baza e pavarësisë së Kosovës.

“Marrëveshja e Ohrit për zbatimin, Plani Franko-Gjerman dhe Marrëveshja e Brukselit nuk janë gjë tjetër veçse ecja nëpër korridoret e planit të Ahtisarit,” thotë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu