E lumja lumturi!

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

E lumja lumturi!

Dita jote të shkëlqejë, si ylli në qiell.
Me hijeshinë tënde, që frymon dashuri,
Jeton në shpirtin tim, si kënga më e bukur,
Që pat fillim, e fund ska këndimi i sajë,
Duke ndier urtësinë që ta pata falë dikur,
Që e rrite me të gjithë shpirtë e pa mëshirë,
Ruaja asajë zemrës tënde të bardh e t’mirë,
Të gëzojmë së bashku, duke ecë ditëve,
E borxhli të jam, për çdo kujtim të bukur,
Për çdo çast bashkë, për çdo fjalë e dhuratë.
Ti je thelbi i ditës time të bukur që kurrë ska mbarim,
Me qefin, që të rriten dëshirat e tua, këtu e deri n’qiell.
Qe anjiherë se nigjon lodhjen, për me vazhdu gjatë të shtenjtë e mi,
Të jetë gjithmonë lumturia,me t’lumen lumturi, tënden…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu