E ka parashikuar “tërmetin” Gjiknuri

0

Shkruan Zef Ndreka

Damian Gjiknuri, do kishte qënë më i përshtatshëm për në Institutin sozmologjik!
Parashikues i madh i tërmetëve, njëlloj si minjt e murrmë që i ndjejnë ultratingujt.
Gjiknuri, edhe pse ka patur mbështetjen maksimale nga Kryeministri Rama, për shkak të pazareve dhe korrupsionit galopant që kanë kryer sëbashku dhe me ministrat e tjerë, nuk i shpëton dot SPAK-ut. Ai ka shumë mëkate për ekonominë dhe financat e shqiptarëve.
Duhej të ishte arrestuar bashkë me Lefter Kokën, bashkë me deputetin e PD-së. Ai dhe Rama, nuk duhen hetuar veçmas, por bashkë me Ahmetaj-n, dhe të tjerë përgjegjës sidomos për aferën e inçeneratorëve, për fallcifikimin e apostileve të SHBA-ve në tenderin e unazës së re të Tiranës që po kushton plor 22 milion dollarë një km.
Por bëmat e Gjiknurit nuk mbarojnë me skandalit e inçeneratorëve. Ai ka abuzuar me lejet e ndërtimin të hidrocentraleve, me shëtitje nëpër botë, akomodimet në hotelet luksoze, me Zoton e Mertirin, me pronarët legal të inçeneratorëve. Shto pastaj skandalet e tjera me sahatet e energjisë elektrike dhe çdo fushë tjetër që ka mbuluar.
Kap çfarë të kapësh, ka qënë orientimi i Ramës për ministrat, të cilët pasi i mjeti mirë e mirë, tani del e i shet lirë si derrat në pazarin e Milotit.
Po si nuk guxon asnjë ministër apo punonjës i lartë i administratës të pendohet e të hapë gojën?!
Apo kanë vjedhur aq shumë sa ja vlejnë disa vite burgu?!
Gjithsesi, “sizmologu” Gjiknuri nuk kishte parashikuar termetin e SPAK-ut e të drejtësisë së re që po forcohet dita ditës.
Fakti se eksponentët më të lartë të PS-së dhe të qeverisë Rama po shitën nga Rama dhe po marrin rrugën e burgut, edhe vetë PS-ja ka marrë atë rrugë të shpejtë në zbritje që nuk ndalohet dot.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri. Nuk e meritojmë të mbesim të fundit në rajon e në Europë.
Këtë rrjeshtim e kemi nga Berisha-Meta-Rama, plot 32-vite të humbura prej tyre, prej interesave përsonale e familjare të tyre.
Demokracia shqiptare duhet të shikojë në radhë të parë përpara, të shikoje larg për të arritur objektiva e standarte europiane.
Pangopësitë, grykësitë e Ramës @compani do ta djegin këtë qeveri, këtë neveri tashmë për shumicën e shqiptarëve kudo në botë.
Është koha e ndryshimeve të mëdha, pikërisht këtë presin shqiptarët. Këtë ndryshim e ka detyrë parësore ta bëjë opozita shqiptare, Partia Demokratike në radhë të parë, që u pastrua e po pastrohet nga mbeturinat e të shkuarës, që u çlirua nga Sali Berisha dhe familjarët e tij, që ka mbështetjen nga SHBA-të dhe Europa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu