Shkruan Qamil Gjyrezi
Po ndiqja mbrëmë reagimin në TV të Znj Jonila Godole dhe kupton sesi individë të caktuar tentojnë të gjejnë një të ‘carë’ për karrierë në një parti politike në periudha krize të brëndshme, për përfitime personale. Janë pikërisht këta modele që nëpërmjet ‘manipulimit mediatik’, ‘gjuhës dhe sjelljes’ krijojnë përshtypjen e rreme të mbështetësit e një force politike, në rastin e PD-së, për krijuar ‘besim’ dhe ‘imazh’ të mirë. Por është krejtë e kundërta, mbasi nuk kanë të bëjnë me thelbin, përmbajtjen e forcës politike. Ata tentojnë nëpërmet formës të arrijnë ‘majat e larta’ të politikës, për karrierë personale, ego dhe për të shfrytëzuar situatat e krijuara, sidomos në P.D. mbas datës 9 Shtatorë 2021.
Karriera në politikë mund të përfshijë përgjegjësi që mund të ndikojnë në shoqëri, të tilla si shkrimi i një politike publike ose krijimi i një fushate për një zgjedhje. ‘Forca politike’ komprometon, ofron profesionistë të ndryshëm me aftësi të ndryshme dhe formim arsimorë në momente të caktuara për fushata dhe për të drejtuar institucionet drejtuese. Është krejt normale të tentosh të arrish majat e larta të politikës, por të shfrytëzosh rastin e krizave në një forcë politike, rritja politike është thjeshtë ‘katapultim klientelist’.
Në historinë politike të këtyre 32 viteve, ka patur shumë modele të tilla që nuk dihet nga vinin dhe cili ‘grup’ interesi i katapulton biles direkt në vendimarrjen e lartë të politikës në rastin tonë në PD. Këta modele nuk i japin llogari as bazës së partisë, biles as kryetarëve të zgjedhur me votë dhe institucioneve të zgjedhura, as individëve me kontribute, por vetëm ‘mbështetësit’ të tyre promovuesit, që gjenë hapsirë të zgjidhen nga asgjëja nga ‘situata surrealiste’. Me shume inteligjencë Znj Godole falë njohjeve dhe lidhjeve me gazetarë të majtë e të djathtë dhe me mundësi promovimi nga ekrane të njohur, filloi të sulmojë ‘gjasme Berishën’ për të krijuar imazhin tek elektorati i djathtë dhe tek demokratët, se gjasme po sulmoj berishizmin.
Opinioni publik politik është i gatshëm ta marri politikanin, individin, imazhin e tij, me atë që dëgjon në media, pavarësisht përmbjatjes dhe doktrinës e qëllimeve të tij. Këta modele vijnë si shpëtimtarë në një forcë politike, gjoja për ta nxjerrë nga kriza e në të vërtetë ndikojnë negativisht, për intersat e tyre. Me të njëjtën strategji falë edhe njohjeve ne organizata jo- qeveritare të huaja katapultohet si drejtuese e departamentit të persekutuarve në PD, një shtresë që ka nevojë mbi të gjitha të kuptohet dhe vlerësohet realisht për të kaluarën e tyre. Katapultime të tilla në PD ka patur në 32 vite duke filluar që nga vitet 1997, 2000, 2005 dhe 2013 dhe nuk kanë rezultuar ose ndikuar pozitivisht në politikën e djathtë të PD së. Po sjell një shembull konkret, në vend që ta drejtojë Departamentin e të persekutuarve në PD Z Gjergj Hani, intelektual filozof që e ka provuar dhunën ish kimuniste në shpinën dhe shpirtin e e tij e që nuk është hakmarrës ‘katapultohet’ nga dikush Znj Godole. Një politikë e tillë me politikanë të katapultuar gjasme, i ka bërë shumë dëm PD së së djathte në 32 vite duke e kthyer në një parti të majtë ku të katapultuarit mbasi kanë marrë përfitime nga PD dhe janë mbështetur nga demokratët nuk kanë dashur të ia dinë për ta. Këta modele që janë shumë në vite e kanë ‘përdorur’ PD-në dhe pozicionin e lartë politik, për interesa personale familjare dhe për një rrogë dhe pension të mirë për vehte.
Nuk e shkruajta këtë shkrim, për të ‘sulmuar’ mendimin kundër, ndryshe në PD, por për të kundërshtuar modelet që janë promovuar duke u katapultuar në PD dhe që i kanë bërë shumë dëm PD së së djathtë në vite. Znj Godole jo vetëm që nuk mbështeti Z Bejko në Tiranë, pavarëisht vendimit të kryesisë së PD-së por edhe propozon idenë e sajë për zgjedhjen e Kryetarit të PD-së, largohet nga mbledhja dhe ‘vrapon’ drejtë ekraneve të cilat po e nxijnë situatën në PD në favor të berishistëve, të katapultuarve dhe oligarkisë. Vendimi për zgjedhjen e Kryetarit të PD së në 29 Korrik është shumë i drejtë dhe do të ndikojë pozitivisht për të ardhmen e PD-së ndryshimin e madh në 2025 dhe largimin e modeleve që katapultohen pa kontribut dhe doktrinë të djathtë në dëm të PD-së, Ndryshimit dhe largimit të të korruptuarve nga politike në 32 vite. Po e mbylli shkrim me thënie për ndërshmërinë në politikë: Ndershmëria në politikë, ka një thjeshtësi të bukur dhe freskuese. Ndërshmërai në politikë nuk ka motive të fshehta dhe nuk ka kuptime të fshehura.
E ardhmja politike në PD duhet të ndërtohet larg hipokrizisë, dyfytyrësisë, lojërave politike dhe ‘sipërfaqësisë verbale’. Demokratët dhe shqiptarët janë të ‘ngopur’ me lojërat dhe hipokrizinë 32 vjecare të klasës politike, vecanërisht në PD!