Holta Zacaj nga avokate në SHBA vjen në Kushtetuese

0

‘Zbulohet’ jetëshkrimi i anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj. Por para se të katapultohej në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, Zacaj ka punuar në një zyrë avokatie me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ligris and Associates PC” është firma ku ajo ka punuar nga viti 2019- janar 2020. Më pas, është bërë partnere e kësaj studioje ligjore në Massachusetts. Në studion e saj ligjore ajo ka qenë e specilizuar në të drejtën familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe transaksioneve me pasuri të patunshme.

Megjithatë për shumë kohë, kujdesej për dokumentacionin e personave që blinin pasuri të paluajtshme në SHBA, pasi firma ishte e fokusuar tek avokatë me përvojë në industrinë bankare si dhe në transaksione të pasurive të paluajtshme rezidenciale dhe komerciale.

Holta Zacaj nga avokate në SHBA drejt e në Kushtetuese, KATAPULTIMI

Megjithatë është e paqartë sesi një avokate, pa eksperiencë në institucionet shqiptare dhe pa eksperiencë në një institucion tjetër, arriti që të katapultohej menjëherë në Gjykatën Kushtetuese. Madje pa “shërbyer” kurrë as në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Vetëm disa ditë më parë, në mungesë të një votimi me shumicë, Gjykata e Lartë vendosi të emërojë si anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese kandidaten Holta Zaçaj, e renditur e para në listën e KED-së. Siç raportonte “BoldNeës”, procesi i pikëzimit krijoi dyshime të forta për favorizim të kandidates fituese së kësaj gare. Juristja Holta Zaçaj kishte aplikuar për dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në një procedurë të mbyllur në gusht të vitit 2022, e vlerësoi kandidaten me 82.2 pikë. Në atë procedurë, kandidatja Zaçaj nuk arriti të zgjidhej në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese. Më pas, KED, në një procedurë të paqartë, vendosi rishikimin e vendimit që kishte marrë në Gusht 2022 dhe, pa kryer një vlerësim të ri, por vetëm duke i konsideruar ekuivalentimin e diplomës master, i shton pikë kandidates, duke e dërguar në nivelin e 84.7 pikëve. Ndërsa kandidates tjetër nuk iu pranuan dokumentat që ajo kishte paraqitur.

Pse gjithë kjo “shtyrje” për emërimin e saj në Gjykatë Kushtetuese? Për çfarë do të shërbejë?

holta zacaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu