Të premten zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut, Dumani i Yuri Kim në “luftë” me Kondilin e Edi Ramës

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar 16 dhjetorin si datën e mbledhjes në të cilën do të intervistohen kandidatët për kreun e ri të SPAK, për të zgjedhur njërin prej tyre si pasardhësin e Arben Krajës.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00 të 16 dhjetorit, ndërsa prezentë do të jenë anëtarët e KLP-së, si dhe të ftuar përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe delegacioni i Komisionit Evropian.

Kandidatët që do të intervistohen, të cilët kanë plotësuar kushtet e kandidimit për kreun e ri të SPAK, janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Menjëherë pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe përzgjedhja e fituesit, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Krajën.

Institucioni i SPAK-ut ka në dorë hetimet për pushtetarët dhe politikanët e përfshirë në afera kriminale e korruptive. Edhe pse na ndajnë vetë 2 ditë nga zgjedhja e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është vënë në presion të madh politik dhe diplomatik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu