Protestuesit sulmojnë Parlamentin e Malit të Zi

0

Ballkani duket se është kthyer në “fuçi baruti”. Në veri të Kosovë prej një jave ka përplasje dhe tensione, ndërkohë që tashmë trazirat kanë nisur edhe në Malin e Zi.

Ditën e sotme parlamenti i Malit të Zi, miratoi të hënën ndryshimin në Ligjin për Presidentin, me anë të së cilit i rrudhen kompetencat Milo Gjukanoviçit. Pas këtyre ndryshimeve pritet që të hapet rruga për të zgjedhur një tjetër kryeministër, pa e çuar vendin në zgjedhje.

Por miratimi i ligjit u shoqërua me protesta. Me qindra protestues sulmuan selinë e Parlamentit dhe u përplasën me policinë. Mësohet se dyert dhe xhamat e Parlamentit janë thyer për shkak të goditjeve me sende të forta, ndërkohë që policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës.

Një nga drejtuesit e policisë tentoi t’u drejtohej protestuesve, por ata e pritën me thirrje pakënaqësie dhe refuzuan të largohen. Sipas policisë, malazezae, disa të rinj kanë sulmuar efektivët me spraj piperi. Ndërkohë përfaqësues të partisë së Gjunaoviç ka lëshuar akuza shumë të forta ndaj deputetëve që votuan ndryshimet ligjore.

Turma ka brohoritur “tradhti, tradhti” dhe ofendoi kryeministrin Dritan Abazoviç dhe ministrin e Brendshëm, Filip Axhiç.

Ndërkohë në urën e Gazelës në Podgoricë mëngjesin e sotëm është varur pankarta “Stop Ballkanit të Hapur”, ndërsa në urën “Blaža Jovanovića”u vendos flamuri i Bashkimit Evropian.

Kriza e pushtetit në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Dritan Abazoviçit, pasi në mënyrë të njëanshme nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç dhe një pjesë e opozitës e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu