Shkruan Sokol Pepushaj
Dita e parë pas samitit BE- Ballkani perëndimor nisi mirë, siç pritej.
Ambasadores Yuri Kim që kërkonte shtyrje mandati, diçka i ngeci, andej nga Departamenti Shtetit; Edi Ramës ju hap rruga për në burg; Sali Berisha vendosi syze mbi hundën e thyer; mafies, me Ilir Metën, Belinda Ballukun, Lali Erin etj, ju desh të urdhërojnë Olta Xhaçkën, t’i heqë siguresën e durimit zemërimit, e të shkruajnë në derë të ministrisë; Kimete ik!
U ngrit nga koma 3 vjeçare shpresa.
Rrjetet sociale janë plot! Largimi i asaj që i kishte lënë edhe listat e vizave Edi Ramës dhe ardhja e një figure si David J. Kostelancik, diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër, po shijohet mirë që ditën e parë të pas Samitit.
Gjithë shqiptarët e dinë se Bablokun do ta shqyejnë të vetët, pasi e ka ndarë keq plaçkën e vjedhur, me hile…
Ju dyshoni kush e ka mbrojtur?
Mos dyshoni fare, në shqip tetë këmbësh-i, është tetë këmbësh, oktapodi nuk është delfin, Edi Rama është peshk i Madh me etiketë të Donal Lu, jo Delfin me certefikatë të Yuri Kim.
Shënjestra e snajperit të hackerave iranianë të Saliut në lule të ballit të Bablokut dhe ambasadores Yuri Kim, nuk ishte nishani që shqiptarët i thanë, t’u digjnin rrezet ultra, mos bre hackër, por ja more asaj këngës “pikante” cigane “ec përpara të qafsha ballin, me sqepar ta hapsha varrin”.
Hackerat kanë gjithmonë punë me sekretet, me pasuritë thuaj, se normale për para punojnë, apo keni tjetër opsion?
Saliu ka përvojë qysh se hacker-at ishin thjeshtë qytetarë digjital.
Edhe atëherë Saliu, taktikisht, teknikisht dhe kimikisht, arriti të sfidojë vizatimin me “laps” non –grata dhe të blejë përmes Olsi Ramës heshtjen e diplomates Kim.
U ngjit lart malit të pushtetit, sa kapi gjithçka ka sot opozita, u rinua dhe po synon Bashkinë e Tiranës.
Po e thamë, dita e parë e pas samitit, nuk është si dita e parë e samitit.
Ndryshuan shumë gjëra në pak orë. U zemëruan hajdutët, u ngatërruan në ndarje plaçke, u plasën shkarkitë e veta e po mbyten nëpër to.
Shumë besojnë se largimi i Yuri Kim është fundi i Edi Ramës./Pamfleti
Rama po e largon vetë këtë, se po i hyn te përzgjedhja e kreut të SPAK…