Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Kështu së paku bëjnë me dije mediet serbe, duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk do të udhëtojë në Tiranë më 6 dhjetor.
Mësohet se pas një vendimi të tillë vendimit të ka të bëjë edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiqin Ministër për Komunitetet.
Sipas palës serbe Bashkimi Evropian doli me një deklaratë të butë, ndërsa Serbia do të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në Samit si një dënim ndaj Brukselit.
Ky informacion është konfirmuar për “Blic” nga zyra e presidentit të Serbisë.
“Presidenti Vuçiç nuk do të shkojë në Tiranë pas reagimit të turpshëm të Bashkimit Evropian – tha zyra e presidentit.
Ndërkohë pritet që presidentit Vuçiç do t’i drejtohet publikut lidhur me këtë çështje në 48 orët e ardhshme.