Akuza të rënda nga Gani Geci: Hashim Thaçi ka tentuar ta më vrasë veç pse kam qenë përkrahës i Ibrahim Rugovës

0

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci duke e komentuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit e cila e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014, ka hedhur akuza kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Geci ka thënë se gjithçka që i ka ndodhë atij dhe familjës së tij, janë “pjellë e politikës së Hashim Thaçit”.

“Konfliktet kanë lindur që nga viti 1998 kur ne kemi qenë mbështetës të presidentit Rugova dhe ata kanë insistuar me largu nga skena politike me dhunë e vrasje. Ka qindra vrasje tjera që kanë ndodhë pas luftës dhe nuk janë zbulu kurrë. Mua kanë tentu të më vrasin disa herë, më kanë plagosur mua e vëllain dhe unë jam mbrojt. Por ata njerëz nuk kanë qenë fajtor, krejt këto janë pasojë e komunikatës 59, kanë tentu të më vrasin”, ka deklaruar Geci.

Tutje, ai ka shtuar se lufta politike me Thaçin do të vazhdojë.

“Lufta politike e Hashim Thaçin ka me vazhdu edhe më pas. Politika e tij është si deklarata e një profesorit të dhënë mbrëmë, me i vjerrë në shesh njerëzit veç pse mendojnë ndryshe”, ka shtuar Geci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu