Disa përfaqësues diplomatik në Shqipëri kanë shkuar sot për homazhe te memoriali “Nëna Shqipëri” dhe varrezat e dëshmorëve.
Ata janë bërë pjesë e ceremonisë për të përkujtuar 78-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, më 29 nëntor 1944.
Në ceremoni morën pjesë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ambasadori i OSBE-së, Vincenzo del Monaco, ambasadori i Bullgarisë Momtchil Stoyanov Raytchevski dhe disa ambasadorë të vendeve të tjera.






