Po ndryshon historia në PD

0
         Shkruan Zef Ndreka
Vizita e Lulzim Bashës në USA në këto momente të brishta e të turbullta në politikën shqiptare, mund të lexohet si sinjal se amerikanët i kanë vënë gishtin si lidër të përzgjedhur të opozitës.
Aksesorët e qeverisë Rama të korruptuar, të Berishës dhe të Metës, nga zilia nuk e dhanë as lajm këtë vizitë të rëndësishme , që rrëzoi gjithë gënjeshtrat e Foltorës, si luftë brënda llojit. Përkundrazi , kanë heshtur gjithë mediat e oligarkëve , gjithë portalet dhe gazetat e tyre!
Demokratët kudo e pritën të çliruar, me entuziazëm e me plot shpresë këtë vizitë normale zyrtare të kryedemokratit Basha në Washington.
PD-ja kështu, do të çlirohet shpejt edhe nga vëndimi që do marrë Gjykata e Apelit dhe shumë shpejt, pa humbur asnjë minutë kohë, do të nis organizimi dhe takimi me çdo demokrat shqiptarë.
Zgjedhjet vëndore do ta gjejnë PD-në me politike të re dhe me përfaqësuesit e saj më dinjitoz për tja kthyer pushtetin e merituar demokratëve.
Ingranazhet e ndryshkura të PD-së po lubrifikohen dhe me gjithë pengesat e komunistëve dhe të të korruptuarve brënda saj, ajo do të kthehet sërish në një mekanizëm të fuqishëm votash, me ide e njerëz të rinj denjitoz.
Shqiptarët e zhgënjyer po orientohen e po bindën për luftën e përbashkët e të pa princip të trëkëndëshit Berisha-Meta-Rama, si një trup kancerogjen pengmarrës të fateve të Shqipërisë.
Shqiptarët nuk meritojnë të jenë të fundit në Europë, por të shikojnë rrugën drejt auroatlantizmit në bashkëpunim të ngushtë me Amerikën dhe BE-në, dhe të këputën një herë e mirë orientimet për nga lindja , Kina e Rusia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu