Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka votuar sot në favor të rezolutës që e përcakton regjimin aktual rus si terrorist.
Rezoluta mori mbështetjen e 99 deputetëve europianë ndërsa vetëm një abstenoi.
Vendimi thotë se “agresioni i Rusisë kundër Ukrainës duhet të dënohet pa mëdyshje si një krim në vetvete, si një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe si kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Europës, duke e quajtur si një sinjal të fortë për botën.
Faleminderit për mundësinë për t’iu drejtuar PACE sot. Për vëmendje ndaj Ukrainës. Lavdëroni miratimin e sotëm të rezolutës së PACE që përcakton regjimin aktual të RF si terrorist. Ky është një sinjal i fuqishëm për komunitetin botëror dhe Rusinë se dënimi për krimet është i pashmangshëm!