kuza se nga pozicioni i kryeministrit në zgjedhjet e 2018-ës, Kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës Fadil Novalliç, ka përdorur të dhënat e pensionistëve përmes pozicionit zyrtar, ku ka dërguar letra e renditur sukseset e tij, duke premtuar rritje të pensioneve, është konsideruar minim i demokracisë.
Shkruan Sokol Pepushaj
Një klithmë kryeministrore andej nga Bosnje Hercegovina, është ndjerë deri në Tiranën Zyrtare.
Shumë nga analistët afër Edi Ramës, që paguhen disa fish me Presidentin e SHBA, ngatërruan zërin e Kryeministrit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës Fadil Novalliç me atë të Edi Ramës.
E vetmja “ndihmë” që mediat me suport kriminal po i bëjnë Bablokut, është zëvendësimi i fjalës ‘non-grata’ me termin sanksion.
Pra, vëreni me kujdes, pak, shumë pak e gjen në portalet dhe gazetat shqiptare ‘non-grata’n e ish kryeministrit boshnjak. Ajo është bërë, sanksion, sanksionim, ngjashëm me akuzat e gjithë të thirrurve në SPAK, ku fjala vjedhje është zëvendësuar me dijeni.
Edhe andej, asnjëri s’paska vjedhur, por paskan djeni.
Për dijeni dhe mos dijeni të mafiozëve, tronditja e Ballkanit është ende në fillim dhe normalisht, këta ende nuk kanë pare gjë.
Akuza se nga pozicioni i kryeministrit në zgjedhjet e 2018-ës, Kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës Fadil Novalliç, ka përdorur të dhënat e pensionistëve përmes pozicionit zyrtar, ku ka dërguar letra e renditur sukseset e tij, duke premtuar rritje të pensioneve, është konsideruar minim i demokracisë.
Vetëm kaq abuzim e bëri ‘non-grata’ dhe ju konfiskuan gjithë pasuritë.
Ju që e shihni Edi Ramën në siklet, mos i vini faj… Ai, në këto kushte, ka të drejtë të tërbohet, edhe të çmendet, pasi si një e një bëjnë dy, nuk i shpëton ‘non-grata’s dhe sekuestrimit të çdo centi që nuk justifikohet nga rroga.
Shumë të papritura kanë ardhur e sa të tjera do të vijnë.
Nuk e kishte menduar kurrë se amerikanët i japin ‘non grata’ një kryeministri për kaq pak gjë. Sa “mëkate” të tjera ka Rama përveç se edhe ky ka përdorur të dhënat e gjithë shqiptarëve, duke paguar edhe patronazhistë nga taksat, për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në shërbim të partisë së tij?
Janë aq shumë pasuri e padrejtësi njerëzore, sa dosja do të befasojë edhe më besnikët e tij!
Pra Babloku dhe gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, e ndjejnë veten të rreshtuar në “batalionin” antiamerikan dhe pjesë të listës ‘non-grata’.
Kjo tashmë është jo e vetëm e pritshme, por edhe e lexueshme nga kushdo.
Edhe për Edi Ramën, non-grata është çështje kohe./Pamfleti