Skandal/ Dritan Leli nuk u hap teatrin, këshilltarët e Bashkiakë Vlorë mbledhen jashtë në rrugë

0

Kryebashiaku i Vlorës Dritan Leli, nuk u hapi as sot dyert e teatrit “Petro Marko”, por kjo si pengoi këshilltarët socialistë që mbledhjen e thirrur prej tyre ta improvizonin jashtë tij.

Një tavolinë dhe karrige i kishin rezervuar edhe kryetarit që më herët i kishte njoftuar se nuk mund të marrë pjesë për shkak të axhendës. Në mbledhjen e mbajtur në ambjent të hapur këshilli bashkiak miratoi ndihmën ekonomike për familjet në nevojë, që ishte dhe pika 1 e rendit të ditës, e shtyrë prej ditësh. Këshilli bashkiak i Vlorës miratoi gjithashtu pagesat për kopshtet dhe çerdhet për fëmijët e familjeve në nevojë. Ervis Moçka, kryetari i qarkut dhe njëkohësisht anëtar i këshillit bashkiak të Vlorës sqaroi se dy pika të tjera të rendit të ditës janë shtyrë. Bëhet fjalë për kredinë e butë për familjet e cila është shtyrë pasi ka shumë kerkesa dhe blerja e pompave të ujit në Nartë dhe Zvërnec pasi ka qenë një fond dikur tek 1 milion euro për aprovimin e tyre dhe tashmë kërkohet fond shtesë, çka ka nisur një hetim për të. Gjithashtu, ai u shpreh se do ta negociojnë që radhës tjetër të bëjnë një mbledhje në ambjent të hapur.

Reagon Leli

Pas mbledhjes, kreu i bashkisë Vlorë në një reagim në FB, shkruan se “sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit. Uroj që mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sot dhe gjithmonë, të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar për t’i kursyer qytetit shfaqje të panevojshme”.

Përplasja

Përplasjet mes kryebashkiakut të Vlorës dhe këshilltarëve socialistë nisën pas mosmarrëveshjeve që Leli pati me kryeministrin Edi Rama. Sipas raportimeve mediatike, shkak për këtë është bërë refuzimi nga Leli që të linte punën si kryebashkiak për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme për t’u bërë deputet.

Këshilltarët socialistë kanë kërkuar disa herë mbledhje me pretendimin se Leli duhet të japë llogari për punët e pabëra në qytet. Mbledhje që janë cilësuar nga media si “gjyqe publike”, e që janë refuzuar nga Leli me pretekstin se grumbullimet nuk lejohet për shkak të situatës së pandemisë. Ai ka kërkuar që mbledhjet të zhvillohen online. Nga ana tjetër, këshiltarët nuk kanë pranuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu