Mafia në media: “Korani” është Fevziu, “Çiftelia” Prëçi, “Llulla” Frrok Çupi, “Çorape” Meroja, “Bozhur” Shullaku, deri tek “Notarin“ Artan Hoxha

0
Shkruan Ilir Demalia
Fevziu të ja drejtojë gishtin vetes.
A do ti thotë dikush STOP, moralizimit dhe empathys së pështirë të Blendi Fevziut?!
Blendi Fevziu, dje në një status në FB, çfaq empathy për të vrarin 20 vjeçar aksidentalisht në ngjarjen e Velipojës ku punonte si kamarier.
Mirëpo pyetja që ngrihet është e thjeshte:
Çfarë modeli i ka dhënë shoqërisë Fevziu si person dhe me emision e tij OPINION?
Fevzo, i ardhur nga prapavijat në gazetari si “Koran”, i ngritur si shumë të tjerë pas dhjertorit 90’, të cilët, mbushën faqet e gazetave “opozitare”, ashtu si “opozita” politike që ishin të emëruar nga zyrat e Komitetit Qendror, këta , nga organi i Komitetit Qëndror te Rinisë Komuniste gazeta “Zeri Rinisë”. Organ që drejtohej nga Remzi Lani, bashkëpuntor i Sigurimit me pseudonimin “Holta” dhe bashkëpunëtori tjetër i “Holtës” në gazetë Preç Zogaj “Ciftelia”.
Holta mori menjëhere misionin e Drejtorit të Institutit te Medias, institut që merrte dhe merr te gjithë fondacionet nga Europa për “median e lire” dhe ngriti te gjithë ish bashkëpuntorët dhe i çojë për specializime jashtë. Nuk po merremi me gruan e Remzi Lanit, që bredh si Ambasadore sa në Spanjë e sa në Itali préj 25 vjetësh me të gjitha qeveritë të majta e të djathta. As me pasurite e Remziut e me vilën e tij në Spanjë. Kjo temë tjetër për herë tjetër. Sot kemi Fevzon.
Kështu “Holta” R.Lani, pasi u krijua gazeta e parë opozitare RD, me kryeredaktor “Llullën” Frrok Çupi, me zv/kryeredaktor “Çiftelinë” P. Zogaj, dhe të tjera me bashkëpuntorë “Koranin” Fezo, me “Bozhur” Shullakun, me “Corape” Meron, me “Poetin”, “Indipendentin”, “Notarin“ Artan Hoxha, “Shkrimtarin” dhe për syrin e keq edhe nipin e Hysni Kapos, Andi Bushatin, e lloj lloj zogjsh e bilbilash të “nismëtarëve” studentorë, do merrmin në dorë median si opozitarë, këta që deri atë moment nuk i njihte kush as për Losh e as për Balosh por vetëm si rrëfmitar të “Trungut te kallëzimeve”.
Fevzo, kur grupi “Aleances Demokratike” u nda aga PD dhe krijuan gazetën e “Aleanca Demokratike” me kryeredaktor “Çiftelinë” P.Zogaj, Fevzo i shkoi mbrapa ustait kallzimtar për te bërë gazetën qe ashtu si Aleanca përfundojë pafilluar.
Po ta shikoni me kujdes, Fevzo, “Çiftelinë” “Bozhurin” “Notarin” nuk i ndanë nga studio e “Opinion”. Për këtë duhet dhënë meritë si besnik me bashkëpuntorët e idealit.
Si “Koran” që di të rrëshqasi mirë në ujra te ëmbëla, Fezo me ardhjen e Socialistëve në pushtet në 1998, rrëshqiti në TVSH duke filluar emisionin “OPINION” Më pas emisionin e kalojë ke KLAN i Sandrit the Zhyleinit, që nëpëmjet dallavereve ja morrën Zhylienit dhe e nxorrën në Diell. Nga ky moment “OPINION” jo vetëm që nuk ka qenë pushtet i katërt, por ka qenë tërësisht në funksion të pushtetit politik të radhës duke u shpërblyer për këtë.
Fevzo, si nga Nano, Meta, Majko, Berisha në pushtet, merrte rreklama te majme nga entet shtetërore si skandali i rreklamave të KESH-it mbi 300 mijë dollarë në vit. Perse duhet të paguante rreklamë KESH tek OPINION, kur nuk kishte opretaot tjetër dhe nuk kishte komnkurent?! Akt i pastër korruptiv. Korrupsion i pastër i bashkëpunimit qeveri-media. Më pas moren tokën e Kinostudios me shërbimet ndaj pushtetit Berishës për 1 dollar metri katror në përdorim për 99 vjet, kur pronarët nuk kanë marrë një cm katror dhe rrinë në Çadra. Në TV KLanin e vjetër, te ish fusha e futbollit pranë Stadiumit Kombëtar, ndërtuan një pallat luksoz në pronë shtetërore e privatizuar nga Fevzo-Frangaj nga Qeveria Berisha.
Fevzo, do të merrte pronat e tij me influencën në pushtet dhe shërbimet. Ky njeri që flet për prishjen e trashëgimisë kulturore dhe grabitjen e pronave, tek Qendra Toptani ky ka grabitur dhe rrugën që te conte ke kinema Partizani, pa folur për fallsifikimet dhe grabitjet që i ka bërë Toptanasve që është në gjyqe.
Fevzo, me influencën dhe sherbimet e “Opinion” ndaj qeverive ka influencuar në afera të paligjëshme dhe korruptive duke i kriuar terren Samir Manes si pjesë e Klan-it, duke marrë prona në Palasë, në Gjirin e Lalezit vete Fevzo me emer te kusheririt, e duke ndërtuar Vila. Duke marrë tendera rrugësh e punësh nga qeveria. Për të gjitha këto, Fevzo, merr shpërblimet duke hyp e zdryp nëpër tajare dhe me vanozitetetin e tij prej një adoleshenti të parritur, i nxjerr fotot në instagram apo FB me mburrje.
Fevziu, është pjesë e rëndësishme e establishmentit korruptivo-mediatik-shtetëror në këtë postkomunizëm ashtu si dhe gjithë media në përgjithësi.
Media, por sidomos Blendi Fevziu, nuk kanë pse të drejtojnë gishtin nga askërkush pa e drejtuar nga vetja përpara. Èshtë pikërisht kjo media me në krye Fevziun, që kanë ushqyer dhe kanë mbajtur gjallë këto banda politike për përfitime financiare korruptive dhe privilegjesh.
Sot, këta të gjithë, pasi është trashur zullumi dhe peri po vjen duke u këputur, dhe kanë frikë për pasuritë apo dhe më keq për kokat e tyre, duan të lajnë duart si Pons Pilati, duke na u treguar edhe me empathy dhe me humanitetet e duke bërë moral. Jargë të pështira!
Jo, Fevziu ka kontribut të madh në këtë shëmti kriminale dhe abuzim të pushtet-media dhe bandave të pushtetit që kanë ulur në gjunjë dhe tashmë po i marmin edhe jetën shqiptarëve të ndershëm për babëzinë e pafund të luksit të prositutave të pushtetit mediatik-politik me bandat e krimit.
Ky është vetëm një vështrim i shkurtër për Fevzon dhe korrupsionin mediatiko-politik në përgjithësi .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu