Para shkarkimit nga Kushtetuesja, Meta përgatitet për ‘luftë’ mediatike! Tender për krijimin e një Tv

0

Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidenti tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse vete Meta e priti me këngë e valle vendimin e shkarkimit  të tij nga Parlamenti, faktet tregojnë se në fakt situata për të nuk është aq e qetë. Presidenca ka hapur një tender për blerjen e pajisjeve televizive më 7 qershor 2021 dhe do të mbyllet më 17 qershor 2021 dhe ka vlerën e 21 milionë lekëve që do të merren nga buxheti i shtetit.

Në tender përfshihen pajisjet e shumta që shërbejnë për ngritjen e një televizioni. Nuk është e qartë se pse presidencën mund t’i duhen të gjitha to pajisje, por duket se heshtja dhe ‘qetësia’ e Ilir Metës do të shoqërohet me betejë të fortë mediatike në një kohë ku Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë për regjistrimin e çështjes së shkarkimit të tij dhe të pranojë apo jo shqyrtimin e saj.

Kërcënimet me marrje sfurqesh dhe prerje duarsh nuk funksionuan dhe duket se tashëm Meta ka gjetur një mënyrë tjetër betejën atë mediatike për të bërë rezistencën e tij të fundit.

Në prag të shkarkimit nga Kushtetuesja, Meta përgatitet për

Në prag të shkarkimit nga Kushtetuesja, Meta përgatitet për

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu