Ish Presidenti Nishani: Maxhoranca s’e shkarkon Presidentin. S’ka fakte që Ilir Meta ka shkelur ligjin

0
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ftuar në ”Frontline”, thotë se maxhoranca nuk mund të shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës. Nishani thekson se nuk ka fakte dhe prova që Presidenti Meta të ketë shkelur ligjn apo Kushtetutën. Po ashtu, Nishani u shpreh se e vetmja që mund ta shkarkojë Presidentin është Gjykata Kushtetuese.
in apo Kushtetutën. Po ashtu, Nishani u shpreh se e vetmja që mund ta shkarkojë Presidentin është Gjykata Kushtetuese.”E kam shprehur dhe herë të tjera. Unë nuk mund të bëjë komente të detajuara pasi në këtë çështje kam rekordet e mia si president. Kam qenë president i Republikës në 2 palë zgjedhje. E kam parë të gjithë lëvizjen e maxhorancës si sjellje jo dinjitoze. Parlamenti se shkarkon dot presidentin e Republikës, pasi është Gjykata Kushtetuese ajo që e shkarkon. S’ka fakte e prova që presidenti të ketë shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Maxhoranca ka të drejtë kur të vijë momenti për zgjedhjen e presidentit mos të zgjedhë atë. Por nuk mund ta shkarkojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu