Menjëherë pas të shtënave me armë zjarri në selinë e Partisë Demokratike në Kavajë, është nisur drejt vendit të ngjarjes kryedemokrati Lulzim Basha.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kavajë, ka mbetur i plagosur shtetasi Bledar Oshtuni, 25 –vjeç. Burimet bëjnë me dije se i riu është plagosur në këmbë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ‘Faxweb’, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.