Pritje në stacion të urbanit

0
Poezi nga Pjeter Vukaj
Prit e prit…
Urbani nuk dukej…
Dielli përvelonte Në mesditë
Një vajzë fundshkurter u ul Në qosh të stolit
Nuk pati shumë durim,u ngrit,iku…
Fundi ishte ngritur sa i dukej vija vertikale
Edhe vija horizontale poshtë kthizës
Prit e prit..
Po shkruaj një poezi…
Prit…
Shkrova dhe një poemë
Prit…
Shkrova edhe tregim..
Perëndoi dielli…
Shkrova edhe një novelë
Një plak me paterica u ul në qosh
Ra mbrëmja
-Erdhi-tha plaku,erdhi urbani..
Më shkëputi në kapitullin e tretë të një romani…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu