Shkruan Arben Lagreta
3 SPECIALE INVESTIGATIVE TE BOTUARA NE GAZETEN “TEMA” NE QERSHOR – KORRIK ‘2006 SI DHE NE “GAZETA SHQIPTARE” NE MARS 2009 PER TRAGJEDINE E 9 JANARIT ‘2004
Me tragjedinë e 9 janarit 2004 jam marrë shumë qysh në kohë n kur ajo ndodhi në një nga kanalet private televizive të Shkodrës. Por në më nyrë të vecantë dhe më të thelluar pë rtej lajmeve dhe jo rrallë edhe mashtrimeve zyrtare jam angazhuar në intervista dhe investigime kur isha në gazetën Tema në vitin 2006 si dhe në një bashkë punim me “Gazeta Shqiptare” në vitin 2009.
Meqenë se në atë kohë nuk bë hej fjalë për rrjete sociale dhe se interneti frekuentohej shumë pak për tu lexuar sit i gazetave, mendova që t’i sjell publikut ato publikime që patë n bë rë jo pak bujë , cka jonsistonte me mbarimin e shpejte të shitjes së gazetave “Tema” dhe Gazeta Shqiptare menjeherë pasi lexohej shtypi i ditë s në televizionet locale të Shkodrë s si dhe në ata të Tiranë s në përgjithësi.
Kryetari i Shoqatë s “9 Janari”, Nikollë Mhillaj më pat vënë në dispozicion ashtu si edhe sonte pas kthimit të tij nga Vlora, të gjithë materialet që i pata kë rkuar për realizimin e kë tyre investigimeve. Edhe polifoton e 27 viktimave qe sot qarkullon në për gazeta dhe rrjete sociale, Mhillaj ma pat dhënë për publikim mua të parit në vitin 2006.
ARBEN LAGRETA*
GAZETA TEMA, QERSHOR – KORRIK ‘2006
S P E C I A L E I
FAKTE TE REJA PER TRAGJEDINE E 9 JANARIT*
SHKODER Në një prononcim ekskluziv dhënë gazettes “TemA”, Kryetari i Shoqatës “9 Janari 2004”, Nikollë Mhillaj nxjerr në dritë edhe disa fakte të reja në lidhje me tragjedinë e 9 janarit 2004 ku humbën jetën 27 persona nga Qarku i Shkodrës. Kështu, sipas pohimit të pilotit italian të njoftuar qysh në mbrëmjen e 9 janarit për mbytjen e dy gomoneve pranë Karaburunit, leja e autoriteteve shqiptare për të hyrë në territorin tone i është dhënë vetëm në mëngjesin e 10 janarit rreth orës 08 00…
Gjë e cila përforcon akoma më shumë bindjen se në atë ngjarje të dhimbshme, krimi ordiner ishte ishte përzier me atë shtetëror. Dyshimet e forta të ngritura prej kohësh në lidhje me implikimin edhe të segmenteve të caktuara të shtetit në tragjedinë e 9 janarit tashmë nuk habisin askënd.Ajo që i shtohet organizmit të trafikimit të paligjshëm të qenieve njerëzore në këtë rast është edhe ai i drogës.
Shkarkimet e disa funksionarëve shtetërorë pas kësaj ngjarjeje efektivisht nuk çuan në më të rëndësishmen, zbardhjen e plotë të saj.Sepse po të mos ishte kështu, ndërhyrja në kohë do të ishte mëse e mundëshme, madje edhe para nisjes së dy gomoneve diku në brigjet periferike të Karaburunit.
Ku ishte fuqia zbuluese e Drejtorisë së Shërbimit Informativ të Vlorës kur të paktën dy furgonë të mbushur me njerëz të ardhur nga Shkodra iu drejtuan ditën për diell një zone të shkretë bregdetare në mes të dimrit?
Përfundimin e mësipërm e përforcon edhe qëndrimi I disa prej të mbijetuarve në rrethin e Shkodrës. Kështu, të gjitha tentativat e gazetarëve shkodrane, duke përfshirë këtu edhe autorin e këtij shkrimi por edhe më gjerë për tu marë atyre informacion për 9 janarin rezultuan të dështuara. Kjo për faktin se ata ose nuk pranuan të prononcoheshin ose nuk u dilnin gazetarëve ngaqë u ishte bërë presion sapo kishin shpëtuar nga kthetrat e vdekjes në natën fatale të 9 janarit 2004 në Vlorë. Për më tepër që një pjesë e mirë e tyre tashmë nuk jetojnë më në Shqipëri.
INTERVISTA
-Pas mëse dy vjetësh sorollatje në dyert e dikastereve dhe institucioneve të ndryshme për zbardhjen e kësaj tragjedie, a mund të na citoni edhe faktet e reja që përmendët gjatë bisedës?
-Angje Prenga, banore e komunës së Dajçit dhe emigrante legale në Milano më ka dëshmuar se natën e tragjedisë, i vëllai i saj, Frani së bashku me të shoqen ndodheshin në gomone.E njoftuar me telefon nga i vëllai për ngjarjen ajo ka kërkuar ndihmën e padronit të saj për tu lidhur me autoritetet italiane megjithëse dy gomonet ndodheshin vetëm pak kilometer larg bregut shqiptar.Menjëherë ai është lidhur me mjaft autoritete ushtarake detare të Barit, Brindizit dhe Ankonës, numrat e telefonave të të cilëve mund t’I publikoj që tani.
Në esencë përgjigjet e të gjithë këtyre autoriteteve kanë qenë të njëjta: “Ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë por për këtë na duhet leja e autoriteteve shqiptare për të kaluar në hapësirën territoriale të Shqipërisë.”
Ndërkohë, marrjet dhe dhëniet e autoriteteve italiane me ato shqiptare vijonin gjatë orëve të natës ndërkohë që disa nga televizionet italiane si dhe një shqiptar
tashmë kishin dhënë paraprakisht lajmin e kësaj ngjarje që vijonte në det.
Ndërkohë, gjithnjë sipas Prengës, rreth orës 8 tëmëngjesit të datës 10 janar kemi biseduar direkt në telefon me pilotin italian të quajtur Tinllano i cili na ka bërë të ditur tekstualisht se autoritetet shqiptare na kanë lejuar për të ndërhyrë vetëm tani në orën 8 të mëngjesit.
-A posedoni edhe prova të tjera në lidhje me këtë të dhënë të rëndësishme?
Deklaratën e mësipërme e përforcon edhe ajo e gjeneralit italian të NATOS-s në Durrës, Sandroni, sipas të cilit, “Natën e 9 janarit nuk pata njoftim zyrtar për ngjarjen nga qeveria shqiptare.”
-Lutem disa hollësi të mëtejshme të kësaj bisede që ju ka dëshmuar personi i mësipërm…
-Tinllano i ka bërë të ditur pak më vonë Angjes se kishte gjetur në det vetëm një gomone brënda së cilës kishte të vdekur dhe të mbijetuar.Ndërkohë nga përshkrimet e 3 personave të shpëtuar që piloti italian i kishte tashmë në helikopter, asnjëri prej tyre nuk përkonin me vëllain e saj dhe bashkëshorten.Aq më tepër që nëse ata do të kishin fatin e madh që të shpëtonin, do të flisnin menjëherë në telefon me të.
Por ajo që të habit edhe më tepër është fakti se 3 personat e shpëtuar dhe të deklaruar menjëherë si të tillë nga piloti italian Tinllano u shpallën si të humbur nga shteti ynë dhe nuk u kthyen më në Shqipëri.
-Dhe ndërkohë, cili ishte reagimi gjatë orëve të tragjedisë nga ana e strukturave shtetërore si dhe burimeve të tjera të informaionit që ju posedoni? Sic po shihet, ju dini më shumë nga ç’është përcjellë deri tani për publikun…
Duke iu rikthyer kronologjikisht kësaj ngjarjeje, tashmë është bërë e ditur se Ministria e Rendit Publik u pat njoftuar që në orën 18 30 pasdite nga drejtori I atëhershëm i Policisë së Lezhës Xhavit Shala.Pra kishte mjaft kohë për t’i shpëtuar nëse do të donte shteti të vepronte.Po kështu, komandanti i postës ushtarake të Dhërmiut, Vladimir Gardhishta pat deklaruar se nuk posedonte mjete lundruese pasi në të kundërt do t’i shpëtonte viktimat e 9 janarit, aq më tepër që ngjarja ka ndodhur vetëm pak kilometër larg bregdetit shqiptar.Mjetet lundruese i posedonte vetëm Roja Bregdetare Detare dhe Distrikti Detar i Vlorës. Po kështu, publiku, tashmë është njohur edhe me deklaratat publike të ish-Ministrit të Rendit Luan Rama si dhe të Monika Kryemadhit në adresë të Igli Toskës gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë televiziv në studio si dhe të dëshmisë që dha po atë natë gazetarja e “Top Channel” sipas së cilës njërën gomone e fshehu shteti…
Në mbyllje mund t’ju them se edhe gazeta juaj “TemA’, në numrin e datës 24 mars 2004 ka publikuar 50 pyetje drejtuar oraganeve përgjegjëse shtetërore në lidhje me zbardhjen e kësaj ngjarjeje të cilat nuk morën asnjëherë përgjigje…
S P E C I A L E 2 & 3
FAKTE TE REJA NGA TRAGJEDIA E 9 JANARIT
Në operacionin për shpëtimin nga vdekja të klandestinëve nga qarku i Shkodrës, më 9 janar 2004, strukturat përkatëse të shtetit nuk vepruan megjithëse ligji i detyron të planizojnë dhe zbatojnë operacione shpëtimi në të tilla raste. Aq më tepër që kjo ndërhyrje i kushtëzohej edhe nga Konventat e Gjenevës dhe e Hamburgut. Përkundrazi, pas tragjedisë e cila u mori jetën 27 personave, nga ana e strukturave përgjegjëse të shtetit, dhe, konkretisht, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes e cila ka nën vartësi Flotën Detare, janë kryer veprime për të fshehur të vërtetën dhe jo për ta zbardhur atë.
Më poshtë, lexuesi mund të njihet për herë të parë në mënyrë të përmbledhur dhe profesionale me analizën në bazë të fakteve të radhitura nga ish-Zëvendës Komandanti i Flotës Detare të Vlorës, Bektash Petoshati në fjalën që mbajti para disa muajsh në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.
Interesant është fakti se në konkluzionet përmbyllëse të këtij materiali profesional, ushtaraku i lartë pohon me fakte konkrete mbulimin e së vërtetës nga ana e strukturave përgjegjëse shtetërore të kohës si dhe heshtjen e Presidentit para një situate të tillë. Madje, një ndër goditjet që dobësoi ndjeshëm Flotën Detare, Petoshati e sheh edhe tek goditja e paprecedent që iu pat bërë 3 vjet më parë bazës ushtarake detare në Bisht Pallë. Duke u ndalur në këtë pikë, jo vetëm gazetarët por edhe mbarë teleshikuesit e mbajnë mend mirë akuzën kolektive që iu pat bërë një efektivi të tërë ushtarakësh pas shfrytëzimit për prostitucion të një adoleshenteje në territorin prej disa kilometrash të kësaj baze ushtarake. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Pëllumb Qazimi, cuditërisht ende në detyrë, kakariste me zell nëpër media në emër të një shteti “të moralshëm” duke komunikuar masat radikale kolektive që nuk kursenin të gjithë stafin e drejtuesve ushtarakë të bazës së Bisht Pallës, duke nisur nga oficerët madhorë e deri te oficerët e rinj që deri atë ditë nuk njihnin as për fytyrë kolegët dhe ushtarët e tyre. E gjithë kjo maskaradë e ndërmarrë në emër të disiplinës kishte si qëllim thjesht largimin e përgjegjësisë nga vetja, goditjen e fuqisë zbuluese te Flotës Detare në atë bazë dhe më gjerë, eleminimin e këtyre kuadrove si dhe zëvendësimin e tyre me kë t’i donte qejfi drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, njëri prej të cilëve ishte edhe ky i fundit.
PERSE NDODHI NGJARJA E 9 JANARIT?
–Në brifingun e paraqitur me POWER-POINT në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes së asaj kohe u tha se parashikimi ishte për det 5-6 ballë.Kur kishte një parashikim të tillë, përse u vu në gadishmëri anija me numër 224 e cila është më e vogla që kanë Forcat Detare?
-Shtabi i Përgjithshëm ka fshehur gjëndjen e ulët operacionale të Rojës Bregdetare dhe mban përgjegjësi në bazë të ligjit.
-Në raportin që ish-Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko i dërgon Dashamir Shehit në Janar 2004 thuhet se “…forcat vepruan shpejt, në mënyrë të organizuar dhe të përshkallëzuar..”.Ky ka qenë një mashtrim pasi vetëm me një anije të vënë në lëvizje vetëm 7 orë pas kërkesës për ndihmë dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Hamburgut dhe të Gjenevës.
-Në raportin e cituar më lart thuhet se u veprua në mënyrë të shkallëzuar kur Konventa e Hamburgut kërkon veprim të menjëhershëm në fazën e fatkeqësisë.Informacioni ekzistonte që në orën 19 48 të datës 9 janar nga telefonatat e para.
-”Në telefon dëgjoheshin të thirrura njerëzish dhe zhurma e dallgëve të detit.”, vijon raporti.
-Si mund të pretendohet se kemi vepruar shpejt kur vetëm një anije me numër 215 ka mbërritur në rajon në orën 00 50 dhe pas 40 minutash ka kërkuar të kthehet në Sazan për furnizim.Ndërkohë, dy anijeve të tjera, 216 dhe 217 u është dhënë kushtrimi në orën 01 20, pra mëse 7 orë pas fillimit të tragjedisë dhe kanë dalë nga Pashalimani në orën 05 17 dhe 05 25 ose 11 orë e gjysëm me vonesë.
-Kompletimi i Gadishmërisë Luftarake ka qenë nën 30 % kur kërkesa për kompletim sipas dokumentave të gjëndjes operacionale duhej të ishte mbi 70 për qind dhe për anijet e Rojes Bregdetare duhej të ishte 100 %.
-Të dhënart e shërbimit sinoptik për datën 9 janar 2004 janë jozyrtare dhe të fallsifikuara.Ata nuk përputhen me krahasimin e dokumentave të miratuara nga Ministria e Mbrojtjes…Në parashikimin e motit të marrë nga Radio “SPLIT”, megjithëse bëhet fjalë për erë të fortë e të pjesëshme në orën 18 00, më pas ajo parashikohet në rënie.Por edhe në këto kushte, rreth 10 anije të Flotës Detare mund të kryenin detyra por ata ishin të pafurnizuara me naftë dhe jashtë gadishmërisë.
-Edhe në analizën e prokurorit Skënder Dauti vërtetohet se koha nuk ka qenë ajo e raportuara.Po të analizosh shprehjen “…në një gomone me kapacitet 6 persona u futën plot 39 klandestinë, gomonja u mbush me ujë etj.,etj.”.Pra 6-7 herë mbi kapacitetin e saj.Po të ishin në kushtet e një deti prej 6 ballësh kur valët ngrihen nga 4 deri në 6 metra, lind pyetja se si mund të qëndrojnë pa u përmbytur një gomone në këto kushte?
-Ka edhe një fakt tjetër të dokumentuar në raportin 36/1 datë 14 Janar 2004 i cili vërteton se deti ishte 5 ballë.Në faqen 2 të këtij raporti njoftohet pikërisht se deti ishte 5 ballë.Kjo lejon anijet tona që të realizojnë detyrën pasi lartësia e dallgës shkon nga 2,5 deri në 4 metër.
-Po kështu, nëse do të kontrolloheshin ditaret e kapitenerisë dhe të Policisë Kufitare do të shihet se në atë kohë ka patur lundrime në rajon, bile edhe peshkarexha.Një anije 500 tonëshe ka ardhur e ngarkuar me sheqer nga Spanja dhe në këtë orë ka lundruar në këtë rajon.Po kështu trageti “Skënderbeu” ka bërë rejsin e përditshëm pa ndryshuar itinerarin e vet.
-Që ne nuk kemi qenë të përgatitur për situate të tilla, këtë e tregon edhe fakti se askush nuk bëri kontroll mjekësor për kufomat që ishin në gomone të cilat u transportuan në Sazan, për të parë nëse kanë qenë të gjithë të vdekur apo ka patur ndonjë në gjëndje vdekjeje klinike.Kështu, edhe nëse ka pasur ata nuk mund të kenë rezistuar për 4 orët që zgjati rimorkimi.
-Që Roja Bregdetare u gjend e papërgatitur në këtë situatë, këtë e vërteton edhe dokumenti 36/2 datë 14 janar 2004, ku thuhet se operacionet e shpëtimit kanë vazhduar si më poshtë:
11 Janar 2004 me dy anije, 12 Janar me 8 anije, 13 Janar me 2 anije etj.
Shtrohet pyetja se ku u gjetën 8 anije vetëm dy ditë pas tragjedisë?
-Në konkluzionet e hetimit të çështjes penale thuhet se sipas ekspertimeve mjeko-ligjore të datës 10 janar 2004, shkaku i vdekjes është të ftohtit (hipotermia).Pra lidhja shkak-pasojë është midis mosveprimit tonë dhe dhe vdekjes.Roja bregdetare si i vetmi organizëm që ligjërisht mban përgjegjësi për operacionet e Kërkim-Shpëtimit, nuk veproi ashtu si e parashikon ligji.
-Forcat Detare ishin drejt shkatërrimit.Vjedhja e rërës, mbytja e Dokut, humbja e radarit në Durrës dhe mbi të gjitha, goditja që u bë në Bisht Pallë kishin sjellë këtë gjëndje të shkatërruar në përgjithësi të Flotës Shqiptare.
-Politika personale dhe e interesave në emërimet e kuadrove, sidomos të atyre komandues.Komandanti i D2D u emërua një oficer pa gradën, arsimin dhe aftësitë për të kryer një detyrë të tillë.Kjo në një kohë që dy kolonelë të tjerë punonin në vende nënkoloneli sepse kështu donin eprorët e tyre.
-Deri në atë kohë, 10 oficerë kishin mbaruar kursin e M.O.L.S.-it në të cilin mësohen mënyrat e operacioneve SAR por asnjë prej tyre nuk u detyrua të implementonte në stërvitjen e planizimit luftarak këto kërkesa që ishin ligjore për ne.
-Kërkova që situata dhe operacioni të analizoheshin pasi nuk kishim vepruar drejt, por as më 12 janar dhe as më 14 janar kur vajti ekipi i SH.P., nuk mu lejua që të merrja pjesë në këtë analizë.Ndërkohë, nga D2D më telefonuan dhe më thanë se disa oficerë ishin future në zyra dhe po bënin harta si dhe plotësonin ditarë…
-Shtabi i Përgjithshëm ka fshehur gjëndjen operacionale të Forcave Detare. Ai ka dezinformuar eprorët për të gjithë problemet që unë kam ngritur, ka shmangur thelbin e problemeve dhe e ka banalizuar esencën e tyre.
-Më 17 janar, pas thirrjes në raport në Shtabin e Përgjithshëm unë kundërshtova veprimet e bëra.Nëse Ministri ose Shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të ishin të interesuar për kontestimet e mia, ata mund të më pyesnin.
-Edhe në problemet që ngrita në Qershor 2004 e më pas gjeta kudo në instancat shtetërore frymën e fshehjes së të vërtetës.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, zoti Pëllumb Qazimi, në sqarimin që i bën eprorëve të vet për 9 janarin thekson se kjo çështje ka kaluar në prokurori.Por Prokuroria Ushtarake e Vlorës që hetoi për mosveprimin më 9 janar, normalisht që do ta mbyllte këtë çështje.Kjo për arsye se dy oficerë të Policisë Gjyqësore, efektivë të Policisë Ushtarake nuk mund të zbardhnin të vërtetën për Ministrinë e Mbrojtjes kur ishin vetë efektiv i saj.
-Edhe Presidenti ka heshtur.Më 12 Janar u paraqita te Avokati i Popullit pasi e pashë që shteti po fshihte të vërtetën.Po atë ditë, Avokati iu drejtua Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.Presidenti u mjaftua vetëm duke iu drejtuar zotit Majko me pyejten: “Qëndrojnë apo jo këto probleme?
-Më 14 janar 2004 i jam drejtuar me kërkesë për dalje në raport tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Presidenti me objekt: “Shkatërrimi i Forcave Detare dhe mbulimi i së vërtetës për operacionin e shpëtimit të 9 janarit”, por fatkeqësisht të gjithë heshtën.
-Në gusht 2004, në takimin me zotin Ruzhdi Ramadani, i thashë se dy oficerë.
dëshirojnë të deklarojnë të vërtetën për tragjedinë e 9 janarit si dhe të japin hollësi për fallsifikimet e bëra.Ata kishin frikë dhe donin të takonin vetëm Presidentin e Republikës.
GAZETA SHQIPTARE, SPECIALE I, 11 Mars 2009
MHILLAJ: “SHTETI ZHDUKU 8 TRUPAT E FEMIJVE TANE”
SHKODER E paralajmëruar që prej mëse 2 muajsh, greva e urisë e 4 prej familjarëve të viktimave të tragjedisë së 9 janarit 2004 ka hyrë sot në ditën e saj të 12-të. Ky vendim radikal erdhi si pasojë e heshtjes së strukturave të larta shtetërore dhe në vecanti në sajë të zvarritjes së pajustifikuar që i bëri kësaj cështjeje Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Përgjithshme. Por edhe si apsojë e të njëjtit qëndrim pas peticionit që kjo shoqatë i drejtoi para pak kohësh krerëve më të lartë të shtetit..
Në këtë intervistë ekskluzive, Kryetari i Shoqatës “9 Janar 2004”, Nikollë Mhillaj shpjegon disa detaje të asaj enigme në natën fatale ndërmjet 9 dhe 10 janarit 2004. Ndonëse në një gjëndje të rënduar psikologjike, Mhillaj përpiqet që të sqarojë sa më sakte atë se Gjykata e Vlorës si dhe së fundi, Prokuroria e Përgjithshme zvarritën dhe mbyllën cështjen në fjalë pikërisht tani kur filluan që të dilnin të dhëna edhe më kompromentuese për strukturat shtetërore pëgegjëse për atë ngjarje.
Po kështu, Mhillaj vë në dispozicion për publikim edhe dëshminë e panjohur ende të Sokol Bizhgës për këtë çështje të shumëpërfolur…
Për më tepër, fakteve të mësipërme u shtohet edhe një tjetër, ndonëse ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Kështu, nga burime të besueshme dhe jozyrtare bëhet e ditur se njëri prej 8 viktimave të shpallur të humbur në këtë tragjedi, të cilëve nuk iu gjetën trupat, është gjallë dhe i ka mbijetuar mbytjes. Por nuk ka të dhëna për identitetin si dhe për vendndodhjen e tij aktuale.
I N T E R V I S T A
Gjatë bisedës ju përsëritët disa herë se në bazë të të dhënave të fundit që keni marrë nga dëshmitarët, natën e 9 janarit 2004 kanë qenë gjithsej 2 gomone. Lutem një shpjegim më të qartë rreth kësaj pike.
-Eshtë vërtetuar plotësisht se atë natë kanë qenë 2 gomone. Këtë e ka pohuar ish-Shefi i Krimeve në Ministrinë e Rendit, Sokol Bizhga. Kështu, sipas dëshmisë që ai ka dhënë; “Në orën 06 30 të datës 10 janar 2004 ai ka gjetur gomonen e parë rreth 3-4 kilometër larg bregut në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës.
Ndërsa gomon’ja e dytë u gjet nga Guardia di Finanza e Italisë po këtë ditë, pra më 10 janar rreth 4 orë më vonë.
C’farë ju shqetëson tek keto të dhëna?
-Kronologjia e ngjarjes sqaron se vetëm në njërën gomone u gjetën 8 persona të mbytur por që nuk specifikohet vdekja e tyre. Kurse më vonë, gjithnjë sipas burimeve të atëhershme zyrtare thuhej se 20 trupa pa jetë u dërgun në Sazan dhe 11 të mbijetuar në Vlorë. Pra me fjalë të tjera, shteti pohoi se në gomone ishin 8 persona ndërsa kur filluan shpërndarjen u bënë 31 gjithsej. Nga dolën ky numër I madh personash? Pra nuk ka qenë një por dy gomone.
Përmendët shpeshherë edhe vajtje-ardhjet e anijeve të flotës ushtarake shqiptare në Sazan po atë natë. Përse mendoni se e kanë bërë këtë itinear të cuditshëm?
-Logjikisht është ashtu si thoni ju. Vetë fakti se asnjë person i mbytur në këto 31 të gjetur gjithsej, nuk përfundoi i humbur na bëjnë të dyshojmë shumë në “humbjen” e trupave të 8 djemve tanë.
Konkretisht?
-Dyshojmë shumë se ata kanë qenë dëshmitarë të mjaft aferave korruptive të organizatorëve të këtij trafiku. Në intervistën e fundit që ju kam dhënë kam pohuar se ndaj të mbijetuarve policia pat ushtruar presion për të mbyllur gojën.
Si e gjykoni ngurimin e të mbijetuarve të kësaj ngjarjeje për tu prononcuar në media?
Të mbijetuarit deri në orën 03 të natës së datës 10 janar kanë qenë në Vlorë. Kjo është konfirmuar nga një television dhe unë e posedoj kasetën filmike. Por problem është se ende nuk dihet fati i njërës gomone. Pra nuk dihet nëse të mbijetuarit kanë qenë në gomonen ku u zhdukën 8 trupat apo në gomonen tjetër. Të mbijetuarit janë izoluar nga policia për 24 orëdhe janë instruktuar se c’farë duhet të flisnin dhe c’farë jo duke i mbajtur nën presion.
Gjatë bisedës thatë se keni hedhur në gjyq Prokurorinë e Vlorës për zvarritje dhe moszbulim të ngjarjes? Si shkoi kjo cështje?
Në vitin 2006 ne e rihapëm cështjen pas shumë vështirësish. Cështja kishte fjetur 2 vjet në Prokurorinë e Vlorës sepse duheshin hetuar zyrtarë të lartë të shtetit që kishin neglizhuar dhe kishin gisht në këtë trafik qeniesh njerëzore.Në vitin 2008 na erdhi vendimi i pushimit të cështjes nga Prokuroria e Vlorës me justifikimin se nuk ka fakte. Në këto kushte ne e hodhëm në gjyq Prokurorinë e Vlorës qysh në janar të vitit 2008. Në gjykatën e Vlorës pata një takim me Prokurorin e këtij rrethi të cilit i thashë: “Si mund të hedh ty në gjyq kur ti nuk më jep dëshmitë e njerëzve që kanë dëshmuar për rrethanat e kësaj ngjarjeje?”. Pas shumë vështirësish arritëm që të merrnim dëshmitëb e Sokol Bizhgës dhe të disa oficerëve të Flotës detare në shtator të vitit 2008, dëshmi të cilat po jua japim për publikim.
Në mbyllje, edhe një herë, c’farë i kërkoni autoriteteve më të larta të shtetit?
-Në peticionin që ia kemi drejtuar të gjithë drejtuesve më të latrtë të shtetit shqiptar, duke nisur nga Presedenti Bamir Topi e deri te Kryeprokurorja Ina Rama ne kërkojmë rihapjen e kësaj cështjeje nën dritën e fakteve të reja. Të mos harrojmë edhe dëshminë që dha para mediave prokurori i Vlorës Skënder Dauti në mbarim të seancës gjyqësore në vitin 2005. Pikërisht në bregun e Karaburunit, aty ku u nisën djemtë tanë me gomone, Dauti deklaroi para kamerave: “Kur erdhën këtu djemtë dhe vajzat e Shkodrës, edhe po të mos donin të niseshin me gomone, për ta ishte e pamundur për tu kthyer mbrapsht sepse atyre u kanë bërë presion mafiozët e veshur me pushtet që e organizuan këtë trafik.”
Natyrisht që ne kërkojmë eshtrat e 8 personave të humbur përderisa rezulton se ata janë gjetur. Të gjallë apo të vdekur, këtë e dinë ata që i kanë groposur kushedi se ku. Në të kundërt, të paktën 4 nga familjarët e këtyre viktimave do të vdesin në grevë urie.
Më poshtë lexuesi do të ketë rastin që të njihet në mënyrë të përmbledhur me deponimet që ka dhënë në Prokurorinë e Vlorës, ish-Drejtori i Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në atë kohë, Sokol Bizhga, konkluzionet e të cilave i pohoi perciptazi edhe vetë Nikollë Mhillaj.
-Deponimi i përmbledhur i Sokol Bizhgës me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Planifikimit të Programeve në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, në prani të Prokurorit të rrethit të Vlorës Petrit Cano si dhe të prokurorëve Edison Ademi dhe Dorian Tafili, dhënë më datë 27 mars 2006.
“Në atë kohë isha Drejtor i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Për 9 janarin jam informuar së pari rreth orës 19 00 të po kësaj dite nga “Top-Channel”. Jam lidhur menjëherë me Zyrën e Informacionit pranë kësaj drejtorie dhe oficeri i rojës më tha se kishte një informacion ende të pakonfirmuar se një gomone me njerëz mund të ishte nisur në drejtim të Italisë dhe kishte mbetur në det…”
“Por “Top-Channel transmetoi një bisedë direkte me njërin prej njerëzvë në gomone ku dëgjjoheshin thirrjet e personave të tjerë që po mbyteshin. Atëherë kam dalë menjëherë nga shtëpia dhe jam nisur menjëherë në drejtim të Vlorës…”
“Po përse ky informacion merrej me kaq mendjelehtësi dhe përse nuk isha informuar unë?”, ka pyetur Bizhga i habitur oficerin e rojës dhe gjithnjë sipas deponimit të tij është lidhur me Specialistin e Drejtorisë së Policisë Kriminale Ilir Burhani si dhe me Drejtorin e Policisë së Qarkut të Vlorës Josif Shtëmbari. Ky i fundit ishte shumë konfuz në shpjegimin e situatës në territorin që mbulonte vetë….”
“Rrugës për në Vlorë jam lidhur me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Bajram Ibraj të cilin e informova për situatën dhe i kërkova ndihmë që duhej të merrnim nga forcat e patrullimit detar. Kur mbërrita në Kavajë i kam kërkuar me radio Drejtorisë së Policisë së Vlorës që të nxirrte në det të gjitha mjetet lundruese përfshi edhe ata të repartit Delta-Force në mënyrë që të nisnin kërkimet në zonën e Palasës. Këtë koordinatë ia dhashë sepse në Top-Channel, personi që kërkonte ndihmë në lidhjen direkte në telefon thoshte se gomon’ja e tyre ndodhej pas Karaburunit dhe në afërsi të Palasës…”
“Me të mbërritur në zyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës, sic jua thashë, atje situata ishte ende e paqartë dhe jepeshin disa variante të ngjarjes. Një variant ishte se 3 trafikantë kishin ngarkuar drogë në një gomone dhe kishin mbetur ne det. Sipas një varianti tjetër, trafikantët luanin me telefonata në televizion me qëllim dizorientimin e policisë..”
“Së bashku me shefin e Rendit Veliu dhe Komandantin e Delta-Forcës si dhe me disa efektiva, jam nisur në drejtim të Llogarasë dhe më pas në Palasë për të vëzhguar direkt se c’farë po ndodhte realisht. Gjatë rrugës u ushtrua kontroll në të gjithë automjetet që kalonin. Kur dolëm nga rruga e asfaltuar dhe u futëm në rrugën rurale në drejtim të bregut të detit, në një afërsi rreth 300 metër nga bregu, gjetëm të ndaluar një autoveturë “Renault” apo “Peugeut” dhe pranë saj disa bidona me vaj. Në automjet nuk kishte njeri dhe urdhërova që të thyhej xhami për të verifikuar dokumentet nëse ishin aty…Gjatë patrullimit tonë në ato orë të vona të natës u munduam që të jepnim shenja me projektor dhe kemi lëshuar thirrje me zë por nuk dëgjuam asnjë përgjigje.”
“Në të gdhirë të datës 10 janar, rreth orës 06 30 vumë re në një largësi rreth 4 milje nga Gjiri i Dafinës një gomone. Arritëm të dallonim se aty kishte njerëz por nuk po shikonim lëvizje të tyre. Atëherë jam lidhur me Sallën Operative të Vlorës dhe pas 30 minutash u afrua te kjo gomone një mjet lundrues, më duket i Interforce. 10 minuta më vonë mbërriti edhe një helikopter. Kur mbërriti mjeti lundrues te gomonja u konfirmua se aty kishte njerëz të mbytur por unë nuk mund të shkoja aty sepse nuk kishte vend se ku të mund të hipja në mjet lundrues. Shkova në Vlorë dhe pashë kufomat dhe të mbijetuarit të cilët u ndihmuan dhe u morën menjëherë spital. Në të njëjtën kohë u bënë edhe arrestimet e para…”
Pyetje e prokurorit: Përse shkuat ju në Vlorë dhe c’farë masash u morën atje për përballimin e situatës?
Përgjigja e Sokol Bizhgës: “Unë kam qenë me detyrë Drejtor i Policisë kriminale dhe natyrisht detyra ime ishte që të grumbulloja dhe të mobilizoja per ngjarjen strukturat e policisë kriminale për të njohur dhe vlerësuar situatën. Kur kam mbërritur në Vlorë të gjithë efektivat e policisë ishin në gadishmëri dhe kishin filluar patrullimin përgjatë bregut të detit. Mjetet e policisë ishin në gadishmëri por ato nuk mund të dilnin në det të hapur sepse nga informacionet e marra në Distriktin Detar na konfirmohej se deti ishte shumë i trazuar. Kështu, në drejtim të Palasës nuk u nis ndonjë mjet lundrues sepse moti ishte shumë i keq. Llogaraja ishte me dëborë, kishte ngricë dhe deti ishte shumë i trazuar, gjë e cila e bënte të pamundur hedhjen në det të një mjeti lundrues. Unë nuk mund të di se c’farë veprimesh kanë kryer forcat detare por nga Drejtoria e Policisë së Vlpres informohesha se një katasilerus kishte dalë në det dhe një helikopter po kontrollonte zonën pas Karaburunit. Unë e kam parë vetë katasilorusin, helikopterin si dhe mjetin lundrues të Interforcës, në të gdhirë të datës 10 janar ose rreth 30 minuta pasi njoftova për mjetin e konstatuar det të hapur.
Tjetër gjë nuk kam për të thënë. Për sa deponova më lart janë të vërteta dhe i firmos pa vërejtje…”
S P E C I A L E 2, GSH, 18 Mars 2009
FAKTE TE REJA NGA TRAGJEDIA E 9 JANARIT
Në operacionin për shpëtimin nga vdekja të klandestinëve nga qarku i Shkodrës, më 9 janar 2004, strukturat përkatëse të shtetit nuk vepruan megjithëse ligji i detyron të planizojnë dhe zbatojnë operacione shpëtimi në të tilla raste.Ndërkohë, pas tragjedisë e cila u mori jetën 27 personave, janë kryer veprime për të fshehur të vërtetën dhe jo për ta zbardhur atë.
Në vijim, pas dëshmisë së publikuar para pak ditësh në GSH të Sokol Bizhgës, tani lexuesi do të mësojë edhe dëshmitë e 3 oficerëve të Marinës Detare Shqiptare; Ilir Manco, Artur Mecollari dhe Subi Zeneli. Vlen të ritheksohet se këto materiale u gjetën pas shumë mundimesh dhe sorollatjesh në Prokurorinë e Vlorës nga Kryetari i Shoqatës “9 Janari 2004”, Nikollë Mhillaj. Pra në ndryshim nga ndihma që i pat dhënë Bektash Petoshati, ish-Zëvendëskomandant i Flotës Detare në Vlorë, i cili i pat vënë në dispozicion Mhillajt, dëshminë që dha para Komisionit Parlamentar të Sigurisë në vitin 2006, tashmë e publikuar në median qendrore të shkruar.
Interesant është mbulimi i së vërtetës nga ana e strukturave përgjegjëse shtetërore të kohës si dhe heshtja e ish-Presidentit para një situate të tillë. Madje, një ndër goditjet që iu dhanë Flotës Detare ka qenë edhe goditja e paprecedent që iu pat bërë bazës ushtarake detare në Bisht Pallë. Duke u ndalur në këtë pikë, jo vetëm gazetarët por edhe mbarë teleshikuesit e mbajnë mend mirë akuzën kolektive që iu pat bërë një efektivi të tërë ushtarakësh pas shfrytëzimit për prostitucion të një adoleshenteje në territorin prej disa kilometrash të kësaj baze ushtarake. Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Pëllumb Qazimi – sot cuditërisht Ambasador në Kroaci – në emër të një shteti “të moralshëm” kakariste nëpër media duke komunikuar masat radikale që nuk kursenin as oficerët e rinj që deri atë ditë nuk njihnin as për fytyrë kolegët dhe ushtarët e tyre. E gjithë kjo maskaradë e ndërmarrë në emër të disiplinës kishte si qëllim thjesht largimin e përgjegjësisë nga vetja, eleminimin e këtyre kuadrove si dhe zëvendësimin e tyre me kë t’i donte qejfi drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Duke iu rikthyer misterit të 9 dhe 10 janarit 2004, Mhillaj vazhdon të insistojë në dyshimin se shteti fshehu trupat e 8 personave që u deklaruan të humbur. Gjallë apo vdekur nëse ishin në momentin kur ata nuk u panë më në natën fatale të 9 janarit 2004.
DESHMIA NE PROKURORI E 3 OFICEREVE TE FLOTES DETARE
-Në orën 19 40, anija “OGI” e D2D (Distrikti i 2-të Detar-A.L.) u njoftua nga Policia e rendit në Vlorë se në Travese ndodhje një objekt i vogël që rrezikon të mbytet dhe kërkon ndihmë. Pas një minute u njoftua për këtë gjë edhe SHSH (Shefi i Shërbimit-A.L.) D2D. Menjëhërë ky i fundit komunikoi me Zyrën Operacionale të Rendit në Vlorë duke i kërkuar numrin e telefonit të atij që njoftoi.
-Në orën 19 45, kjo anije i kërkoi informacion palës italiane në Sazan mbi këtë të dhënë.
-Në orën 19 47, Zyra Operacionale në Vlorë iu përgjigj duke dhënë numrin 0692250449 si dhe duke i thënë se ishte në rrezik një gomone në perëndim të vendit të quajtur Rrugët e Bardha.
-Menjëherë SHSH i D2D, nga telefoni fiks me numër 03324833 foli me numrin 0692250449. Personi në telefon e informoi se ndodheshin në very-perëndim të Rrugëve të Bardha, u ishin fikur motorat dhe po prisnin ndihmë. Shefi i Shërbimit i D2D iu përgjigj se një anije ishte nisur në drejtim të tyre dhe të ruanin gjakftohtësinë. Në telefon dëgjoheshin të thirrura nerëzish dhe zhurma e dallgëve të detit.
-Në orën 19 49, SHSH i D2D komunikoi situatën Komandantit të FD (Flotës Detare-A.L.) i cili nga ana e tij dha urdhër për nisje anijes së gatshme R-224. Kjo anije ndodhej në Sazan dhe iu saktësua vendndodhja e gomones së rrezikuar. Po ashtu u njoftua edhe pala italianen në Sazan.
-Në orën 20 00 anija R-224 doli nga baza e Sazanit.10 minuta më vonë doli edhe një anije e Finanzës Italiane GF 1687…
Në orën 20 35 anija R-224 njoftoi se ka shumë det dhe nuk mund ta vazhdojë detyrën.
Po në këtë orë iu dha urdhër që të nisej një automjet për të shkuar afër bregut ku ndodhej gomonia e mbytur për t’i mundësuar ndihmë.
Në 20 40, anija R-215 del nga baza e Pashalimanit në zbatim të urdhrit për të vijuar detyrën e shpëtimit.
Në orën 22 20 njoftohet se deti është 5 ballë.
Në orën 22 40 njoftohet nga Ksamili se një anije greke luftarake e pajsur me një prozhektor të fuqishëm doli nga Korfuzi dhe po lundron drej Veriut.
Në orën 22 50 u raportua se një helikoper po fluturonte nga Jugu në Veri.
Në orën 23 25 Kapiteneria e Vlorës njofton se anija greke u tërhoq nga operacioni i kërkimit për shkak të kohës së keqe. Ndërkohë, as anija R-215 nuk përgjigjej
Në oërn 24 00 i jepet urdhër anijes R-224 për tu kthyer në bazën e Sazanit.
Në orën 01 30, R-215 njofton se ndodhet në Jug të Gjirit të Gramës dhe se kishte gjithsej 1 mijë e 700 litra karburant. Kjo anije vazhdon kërkimin dhe vijoj duke raportuar se anija italiane ka një orë që është larguar për në Veri. Kërkesa e R-215 për tu kthyer në bazë refuzohet nga OGI e D2D e cila e urdhëron që të vazhdojë kërkimin.
Në orën 03 00 i jepet urdhër anijes R-215 që të kthehet në bazë.
Në orën 04 45 vazhdon furnizimi i motovedetave 216 dhe 217 me karburant. Pas një ore të dyja këto motovedeta dalin nga baza e Pashalimanit në zbatim të detyrës.
Në orën 06 35 këto dy motovedeta njoftojnë se ndodhen në Kepin e Gjuzës dhe për shkak të detit 5 ballë dhe furtunës nuk lundrojnë dot. Përvec kësaj, në Gjirin e Dafinës ku u dhanë edhe koordinatat e gomones, ka shumë shkarkime atmosferike.
Në orën 07 15 minuta anijet R-216 dhe R-217 raportojnë se kanë arritur në Gjirin e Dafinës ku ka shumë shkarkime atmosferike. Po kështu, në këtë zonë po fluturon edhe një helicopter.
Në orën 08 10, dy anijet, R-216 dhe R-217 ndodhen në Gjirin e Gramës.
Në orën 08 35 anija OGI jep koordinatat e gomones së mbytur e cila ndodhej në kuadratin 40 14 V – 19 17 V, dhe informacionin se në gomone janë 8 njerëz. Nuk specifikohet nëse janë gjallë apo jo.*
Në orën 09 15 motovedeta R-217 njofton se në Gjirin e Gramës ndodhen 15 persona në tokë. Ky njoftim iu dha Flotës Detare.
Në orën 09 17, OGI i jep urdhër motovedetës R-217 që të vazhdojë detyrën drejt rajonit të Shën Ndreut.
Në orën 09 40, motovedeta R-215 njofton se anija italiane GK-407 ka gjetur një gomone me njerëz. Por nuk dihet numri i personave të gjallë dhe atyre të vdekur.
Në orën 10 35 i jepet urdhër motovedetës R-215 që të shoqërojë anijen italiane që gjeti gomonen sepse aty i kishin marrë edhe njerëzit e gjetur në gomone.
Në orën 10 45 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm urdhëron dy motovedetat R-216 dhe R-217 që të vazhdojnë kontrollin në rajonin e dhënë dhe bashkë me to të shkojnë edhe Dragamina 111.
Në orën 10 55 njoftohet se në anijen italiane CP-407 janë transportuar personat e mbijetuar dhe se nija GK-225 tërheq gomonen me kufoma.
Në orën 11 10, anija OGI e Flotës Detare i jep urdhër ambulancës që të shkojë në molin e Vlorës për të transportuar njerëzit që janë gjallë drejt spitalit. Të vdekurit do të transportohen për në Sazan dhe ata do t’i marrë motovedeta R-215 për në Vlorë. Do të vijë me helicopter Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i Flotës Detare.
Në oërn 16 15, motovedetat R-216 dhe R-215 dalin nga baza e Sazanit me gjithsej 20 trupat e mbytur dhe pas një ore mbërrijnë në molin e Vlorës.”
Kapiten i Rangut të Dytë Ilir Manco, Komandant i Distriktit të Dytë Detar.
Kapiten i Rangut të Dytë Artur Mecollari, Shef i Shtabit të Distriktit të Dytë Detar.
Kapiten i Rangut të Dytë Subi Zeneli, Shef Operacional i Stërvitjes.
* Pikërisht për fatin e kësaj gomoneje nuk jepen shpjegime të mëtejshme as edhe në këto dëshmi, ndërkohë që përshkruhet vetëm itinerary I anijesa italiane e cila gjeti gomonen tjetër (A. L.)
*Autori është Koordinator Rajonal i Veriut dhe i Marrdhënieve me Jashtë në Unionin e Gazetarëve Shqiptarë






